Postuar nga: Gjergj Erebara

Reportazh 2 May 2017

Divjaka kundër Divjakës: banorët brohorasin projektin ‘betonues’ të Behgjet Pacollit

Gjatë një dëgjese publike të premten, banorët e qytezës së vogël buzë detit Adriatik,duartrokitën një mega-projekt për ndërtimin e pallateve dhe hoteleve të kompanisë ‘Mabetex,’ duke bër një vesh shurdh dhe sy qor ndaj paralajmërimeve të disa aktivistëve mjedisorë për rrezikun që i kanoset parkut kombëtar të Karavastasë.

Analize 30 Oct 2016

Gota gjysmë bosh e transparencës së bashkive

Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajit qershor zbuloi se më pak se gjysma e detyrimeve ligjore në lidhje me të drejtën për informim dhe transparencën aktualisht respektohen nga 61 njësitë e pushtetit vendor, pjesërisht për shkak të mungesës së njohjes së ligjeve dhe pjesërisht për shkak të mentalitetit të administratës së mbyllur për publikun.

Lajm 22 Oct 2016

Pesë kryebashkiakët që refuzojnë t’i përgjigjen qytetarëve

Gjatë gjashtë muajve të fundit, BIRN organizoi një seri me takime në të gjithë Shqipërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve në lidhje me punën e kryebashkiakëve të rinj. Shqetësimet dhe pyetjet e qytetarëve iu paraqitën 59 kryebashkiakëve, shumica dërrmuese e të cilëve u përgjigj. Por kryebashkiakët e Durrësit, Elbasanit, Mirditës, Tiranës dhe Vlorës refuzuan kërkesat e BIRN për t’u intervistuar. Këto janë pyetjet pa përgjigje të këtyre kryebashkiakëve.

Lajm 6 Sep 2016

Partia Demokratike kallëzon Veliajn për shtatë vepra penale në menaxhimin e mbetjeve

Grupi i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranës dorëzuan  një kallëzim penal për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e akuzuar atë për shkelje të shumta në krijimin e Eco Tirana dhe në menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës.

Lajm 11 Aug 2016

Presioni rritet mbi kryebashkiakun Veliaj pas vdekjes së punëtorit minoren në Sharrë

Pasi 17 vjeçari Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës të dielën e kaluar, opozita i kërkoi llogari kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me akuza politike duke refuzuar të komentojë se çfarë bënte një kompani private në Sharrë dhe se çfarë marrëdhënie ligjore ka bashkia me kompaninë 3R – administratori i të cilës është shpallur në kërkim nga policia.

Investigim 8 Aug 2016

Lufta e Bashkisë Tiranë për kontrollin e plehrave fsheh interesa private

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka kërcënuar me burg dhe ndëshkuar me gjoba grumbulluesit individualë – shumica anëtarë të komunitetit rom – të cilët mbledhin materiale të riciklueshme nga kazanët e plehrave në Tiranë, duke i akuzuar ata si hajdutë dhe shkaktarë sëmundjesh; megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë që pas kësaj fushate, në dukje për të mirën publike, fshihen interesat të një kompanie private.

Lajm 8 Aug 2016

Aksidenti te Landfilli i Sharrës, katër të arrestuar, në kërkim administratori Edurim Teqja

Policia ndaloi disa punonjës pas vdekjes së një 17 vjeçari, vdekje që po hetohet si aksident i rëndë në landfillin e Tiranës, ku një kompani private po kryen punime në marrëdhënie të paqarta ligjore me Bashkinë e Tiranës.

Lajm 2 Aug 2016

Dibra shkon në zgjedhje të parakohshme më 11 shtator

Pas shkarkimit të kryebashkiakut aktual Shukri Xhelili, i cili gjendet aktualisht në burg i akuzuar për abuzim me pushtetin, Bashkia e Dibrës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme për një kryebashkiak të ri më 11 shtatorin e ardhshëm.

Investigim 6 Jul 2016

Plani i qeverisë për Parkun e Liqenit: parkingje, klube, fusha sporti dhe një kullë

Një projekt i papublikuar më parë dhe i siguruar nga BIRN përmes një kërkese për të drejtë informimi zbulon se qeveria aktuale ka ndër mend të kryejë një pafundësi ndërhyrjesh në parkun e madh të Tiranës.

Lajm 1 Jun 2016

Hetim tjetër penal për Elvis Rroshin, kryebashkiakun e dënuar në Itali

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se pas pranimit të faktit të dënimit në Itali nga kryetari i Bashkisë së Kavajës, Rroshi do të duhet të përgjigjet penalisht për fshehjen e dënimit në formularin e vetëdeklarimit.

Më shumë