Postuar nga: Lindita Çela

Reportazh 2 May 2017

Divjaka kundër Divjakës: banorët brohorasin projektin ‘betonues’ të Behgjet Pacollit

Gjatë një dëgjese publike të premten, banorët e qytezës së vogël buzë detit Adriatik,duartrokitën një mega-projekt për ndërtimin e pallateve dhe hoteleve të kompanisë ‘Mabetex,’ duke bër një vesh shurdh dhe sy qor ndaj paralajmërimeve të disa aktivistëve mjedisorë për rrezikun që i kanoset parkut kombëtar të Karavastasë.

Foto 12 Jan 2017

Veriu i Shqipërisë i bllokuar nga dëbora (Fotogaleri)

Reshjet e dëborës, të rikthyera gjatë 24 orëve të fundit kanë mbuluar gjithë vendin. Fshatra të tëra, në Veri të Shqipërisë, janë të bllokuara. Akset nacionale janë të kalueshme por përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm. Shumë qytete vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe e energjisë elektrike. Gjatë ditës së premte kanë vijuar operacionit e Shtabit të Emergjencave, ku helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dërguar ndihma ushqimore, televizorë, frigoriferë, dyshekë dhe batanije në Bashkinë Tropojë dhe në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë. Fotot: Lindita Çela

Interviste 7 Sep 2016

Fiqiri Ismaili: Taksat e ulëta kanë zgjuar interesin e investitorëve të huaj

Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Vorës, BIRN Albania intervistoi kryetarin e bashkisë Z. Ismaili lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.

Reportazh 6 Sep 2016

Beteja për Dibrën nxjerr në skenë “faktorin çam”

Banorët e Dibrës-njëra prej zonave më të varfra dhe të izoluara në Shqipëri gjenden prej javësh nën gjuetinë për vota të politikës, ndërkohë që fushata për kryebashkiakun e ri shoqërohet me indiferencë, mosbesim dhe akuzat për blerje të votës.

Interviste 24 Aug 2016

Xhelal Mziu: Qeveria e ka bërë Kamzën tabelë qitje, në 3 vjet zero lekë grante

Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Kamzës, BIRN Albania intervistoi kryetarin e Bashkisë Z.Mziu lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.

Investigim 23 Aug 2016

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës

Familjarët e 17-vjeçarit të vdekur dhe punonjësit e kompanisë “3R” shpk tregojnë se fëmijë, gra dhe burra u punësuan në shkelje të ligjit dhe u shfrytëzuan në mungesë të kushteve të sigurisë në landfillin e administruar nga Bashkia e Tiranës-ndërkohë që autoritetet bënë një sy qorr.

Reportazh 21 May 2016

Ish-studentja e “La Sapienza” sfidon politikën me një fermë dhish në Rubik

Pasi studioi shkenca politike në Romë, Rigerta Loku u kthye të bëjë një ndryshim në vendlindjen e saj, por dyert e mbyllura prej politikës e shtynë drejt një “karriere” të re si fermere.

Investigim 28 Mar 2016

Kryetari e kthen bashkinë Pogradec në biznes familjar

Kryetari i Bashkisë Pogradec Eduart Kapri ka emëruar të afërm të tij në poste kyçe në administratën vendore duke shpërfillur shqetësimet për nepotizëm.

Analize 28 Mar 2016

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor, “armiqësorë” me referendumet

Vendimi i KQZ për rrëzimin e kërkesës për referendum për ndërtimet tek parku i Liqenit kundërshtohet nga juristët, të cilët kërkojnë ndryshime ligjore për të mundësuar edhe në Shqipëri realizimin e referendumeve. 

Reportazh 16 Mar 2016

Policia Bashkiake nuk u ndahet “kriminelëve” ambulantë (foto dhe video)

Pak ditë pasi opinioni publik i trondit nga gjobitja e një të moshuare që shiste qepë, një shitës mallrash të lirë industrialë u bë ‘viktima’ e radhës e policëve bashkiakë dhe fushatës së tyre për spastrimin e rrugëve të Tiranës nga shitësit e ambulantë.

Më shumë