Bashkia e re e Elbasanit do të jetë një nga bashkitë më të mëdha dhe më komplekse për t’u menaxhuar në Shqipëri. Ekzistenca e shumë zonave të ndryshme malore në territorin e bashkisë së re përbën sfidën kryesore për kryebashkiakun e ardhshëm.
Profili i bashkisë Fier
Si një zonë industriale e rëndësishme e kohës së komunizmit, Fieri vuan papunësinë e lartë në zonat rurale dhe ndotjen mjedisore të lënë pas nga industria e shfrytëzimit të naftës.
Profili i bashkisë Finiq
Bashkia e Finiqit do të jetë një bashkësi rurale e pasur me tokë pjellore por që prej kohësh është e braktisur.
Profili i bashkisë Fushë-Arrëz
Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga bashkitë më të varfëra në Shqipëri, për shkak të terrenit shumë të thyer malor, rrugëve të këqija dhe mungesës së punësimit.
Profili i bashkisë Gjirokastër
Gjirokastra është ndër të pakëtat qytete të stilit otoman që ka mbijetuar në Ballkan, por kjo trashëgimi e UNESCO-s kërkon politika më të mira promovuese për vizitorët vendës dhe të huaj.
Profili i bashkisë Gramsh
Kjo zonë e thyer malore me densitet të ulët popullsie është bërë sinonim i varfërisë por që mund të kthehet në një destinacion turistik falë bukurive natyrore dhe burimeve të bollshme ujore.
Profili i bashkisë Has
Hasi gjendet në shtegun turistik malor Theth-Valbonë-Kukës dhe turizmi rural apo malor mund të jetë një perspektivë e mirë ekonomike për zhvillimin e zonës.
Profili i bashkisë Himarë
Bashkia e re e Himarës është një nga territoret më të depopulluara të Shqipërisë por që njëkohësisht ka edhe resurse të jashtëzakonshme ekonomike në bujqësi dhe turizëm.
Profili i bashkisë Kamëz
Kriza ekonomike e viteve të fundit, dobësimi i mundësisë për të emigruar në Greqi si dhe rënia e madhe e punësimit në sektorin e ndërtimit ka rritur varfërinë në bashkinë Kamëz.
Profili i bashkisë Kavajë
Furnizimi me ujë, kanalizimet, pastrimi i vijës bregdetare dhe plani zhvillimor janë sfidat kryesore ne zonat urbane të bashkisë Kavajë, ndërkohë që për zonat rurale infrastruktura rrugore dhe vaditja mbeten prioritet kyç.