Foto4 Sep 2017

Dhjetëra aktivistë protestojnë kundër dhunës ndaj grave në Tiranë (Fotogaleri)

Dhjetëra aktivistë në Tiranë iu përgjigjen thirrjes për protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë të hënën, ku kërkuan më shumë mbrojtje për gratë e dhunuara dhe ato viktima të dhunës me bazë gjinore.

Autor: admin BIRN Tiranë
Printo

Protesta, e cila mori shkas nga vrasja e gjyqtares Fildeze Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj, u kthye në marshim nga Ministria e Drejtësisë, ku protestuesit hodhën bojë të kuqe në fasadën e ministrisë drejt Parlamentit.