Curriculum Vitae17 Nov 2016

Ilia Stefo, PS, CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Socialiste dhe i koalicionit të majtë për bashkinë Kolonjë.

Autor: admin
Printo

Ilia Stefo

Ilia Stefo

Dr. Ilia Stefo ka lindur më 29 korrik 1959  në qytetin e  Ersekës, ku në vitin 1978 mbaroi shkollën e mesme të përgjithshme  “Petro Nini Luarasi” dhe në vitin 1979 fillon studimet e larta  në universitetin e Tiranës, dega mjekësi e përgjithshme, të cilat i përfundoi në vitin 1984 me rezultate shumë të mira. Pas përfundimit të fakultetit emërohet mjek i përgjithshëm në spitalin e Ersekës. Në periudhën shtator 1985 – korrik 1988 kryen specializimin pasuniversitar pranë klinikës universitare të kirurgjisë spitali nr.2 Tiranë ku titullohet mjek kirurg.

Nga viti 1993 emërohet  Shef reparti i kirurgjisë, detyrë të cilën  e ka kryer deri  në nëntor 1997 kur transferohet në Korçë.

Nga 15 maji 2001 -31 tetor 2001 është specializuar pranë klinikës së  Urologjisë Tiranë.

Dr. Ilia Stefa është mjek i aftë, i përgatitur teknikisht, zotërues i gjuhës frënge dhe njeh gjuhën angleze, ka marrë pjesë aktive në seminare e konferenca shkencore. Ai është trajnuar për 2 javë pranë universitetit “Lui Paster” në Strasburg për kirurgji  endoskopike, kurse nga 1-30 qershor 2008 është trajnuar pranë universitetit  “ERCIYES” në Kajser të Turqisë në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, pediatrike dhe ne fushën e endoskopisë.

Dr. Ilia  është marrë edhe me aktivitete shoqërore, ka qenë i zgjedhur në këshillin popullor të qytetit të Ersekës për  2 mandate.

Nga dhjetori 2005 – maj 2007 ka qenë N/Drejtor Teknik i spitalit të Korçës.

Nga janari 2013 e në vazhdim është Shef  i Shërbimi të Kirurgjisë.