Lindur më 27 Qershor 1953, Divjakë
Profesioni: Agronom
I specializuar për rritjen e mbrojtjen e perimeve në sera, Irakli Goreja ka kryer studime pas universitare në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz. Irakliu është shquar në zonën e Divjakës për kontributin e tij të madh në perfeksionimin e kultivimit të perimeve në ambjente të mbrojtura duke i ardhur në ndihmë fermerëve për zbatimin e metodave bashkëkohore në rritjen e rendimenteve dhe prodhimit të produkteve perimore.
Kudo në fshatrat e Lushnjës është ndjerë puna e Irakliut për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale duke bërë një revolucion të vërtetë në zhvillimin e bujqësisë. Irakli Goreja ka qenë pjesë e rëndësishme e studimeve për hartimin e Konventës së Ramsarit për zonat e mbrojtura.
Irakliu është modeli i njeriut të ditur që dijen e ndau me fermerët, por është dhe shembulli i suksesit të iniciativën së lirë. Ai u bë ndër biznesmenët më të suksesshëm që futin në treg sektorin e bujqësisë, prodhimet dhe imputet bujqësor. Irakli Goreja ka qënë një ambasador i vërtetë në eksportimin e produkteve perimore në vëndet e Evropës edhe rajonit përreth. Ai është një grumbullues dhe eksportues i fuqishem në rrethin e Lushnjes dhe Fierit duke ndihmuar fermerët në evadimin e prodhimeve të tyre brënda edhe jashtë vëndit.
Nga viti 2003 e deri në vitin 2011 ka shërbyer si kryetar i Bashkisë Divjakë dhe la gjurmë të forta me projektet dhe investimet e realizuara për zhvillimin e qytetit Divjakë dhe zonave përreth. Në detyrën e kryetarit të bashkisë ai realizoi një program të gjerë urbanizues, me zbatimin e shumë projekteve në infrastrukturën e Divjakës. Përfundoi studimin e zhvillimit të zonës turistike të plazhit Divjakë në ndërthurje me Konventën e Ramsarit për zonat e mbrojtura.
Irakli Goreja drejtoi bashkinë me frymën e djathtë dhe me vetëdijen se detyra e kryebashkiakut nuk fillon e mbaron me tenderimin e punëve publike, por është përgjegjësi që ka në themel dimensionin human, social, dhe ekonomik. Ndaj ai uli taksat dhe luftoi informalitetin duke rritur të ardhurat me 30-40 %. Krijoi një frymë të re – përdorimin e të ardhurave të Bashkisë në vendin e duhur.
Irakli Gorreja si një intelektual, si administrator shumë i mirë i pushtetit lokal dhe biznesit të tij është njëherësh mbartës i vlerave më të larta shoqërore e familjare, njihet nga qytetarët si fuqia e ndryshimit për Divjakën. Një qytetar me dashuri për qytetarët,Irakli Goreja krijon shpresën se për menaxhimin e programeve, për adresimin e problematikave të zonës çfarë do të garantojnë zhvillimin e mëtejshëm të saj.