1.- Cili mendoni së është problemi më i madh i bashkisë së Dibrës dhe çfarë hapash do të ndërmerrni për ta zgjidhur këtë problem gjatë mandatit tuaj?
Bashkia e Dibrës, si shumë bashki të tjera në Republikën e Shqipërisë, karakterizohet nga problematika të ndryshme. Pavarësisht punës dhe projekteve që janë ndërmarrë në vite për tëe rehabilituar dhe përmirësuar situatën, sërish mbeten probleme të cilat kërkojnë ndërhyrje imediate. Infrastruktura e munguar rrugore, aksesi i vështirë nëe sistemin e transportit kombëtar dhe rajonal, për shkak të rrugës së keqe, është një element kyç negativ që pengon zhvillimin e zonës së Dibrës.
Zona të tëra rurale nuk kanë rrugë të asfaltuara. Në shumicën e rasteve, këto rrugë bëhen të pakalueshme në periudhën e rënies së reshjeve me intensitet. Infrastruktura rrugore në Dibër përbëhet nga një sistem rrugor prej 911 km nga të cilat vetëm 154 km janë të asfaltuara dhe 766 km të paasfaltuara. Problem tjetër është dhe mosperfshirja e Bashkisë sonë në fondet shtesë që jep qeveria në lidhje me kanalet ujitëse.
Bashkëpunimi ynë me Maqedoninë me fondet IPA Cross-Border do të jetë një mundësi bashkëpunimi ekonomik por edhe për përdorim të infrastrukturës për shkëmbime tregtare të produkteve bujqësore, të zhvillimit të turizmit natyror dhe kulturor do të jenë lidhje të forta bashkëpunimi për rajonin tonë.
Për këtë arsye, pranë Bashkisë sonë është duke u ngritur edhe një grup pune me ekspertë të fushave përkatëse, për hartime projektesh për të realizuar prioritetet tona dhe projekte afatgjata për përmirësimin e jetës së qytetarëve dibranë.
A duhet të shpresojnë votuesit e Bashkisë Dibër që vala e investimeve të nisura para zgjedhjeve do të vijojë?
Objektivi kryesor i qeverisjes sime është që të siguroj një qeverisje të mirë vendore, transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët, me sektorin privat, me çdo njësi administrative, me aktorët rajonalë ndërkufitar dhe binjakëzime me njësi vendore në Europë.
Investimet në Bashkinë e Dibrës do të vazhdojnë dhe do të jenë më të shumta në numër për të permbushur çdo objektiv dhe çdo qëllim për ndryshimin e Dibrës dhe përmirësim të jetës së çdo qytetari. Për këtë qëllim, [synojmë] të përfitojmë sa më shumë investime nga donatorët Europian. Çdo prioritet dhe projekt do të finalizohet brenda mandatit tim dhe do të përmbushen objektivat e përcaktuara për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Cilat janë ndërhyrjet që ju planifikoni të ndërmerrni brenda vitit të parë të mandatit tuaj për përmirësimin ë infrastrukturës rrugore, godinave arsimore apo shëndetësore në bashkinë e Dibrës?
- Ndërhyrjet në objektet arsimore
1- Rikonstruksionin e shkollës Vajmdhej, cikli i ulët
2- Rikonstruksion e shkollës Rreth Kale, cikli i ulët
3- Rikonstruksion e shkollës Rabdisht, cikli i ulët
4- Rikonstruksion e shkollës Shimçan, cikli i ulët
5- Rikonstruksion e shkollës Pejkë, cikli i ulët
6- Rikonstruksion e shkolles Sinë, cikli i ulët
7- Rikonstruksion e shkolles Pjeçë, cikli i ulët
8- Rikonstruksion e shkolles Radomirë, (Tejzë), cikli i ulët
9- Rikonstruksion e shkolles 9- vjeçare Demir Gashi
10- Rikonstruksion e shkolles 9- vjeçare Selim Alliu
Gjatë vitit planifikohen dhe realizohen me punëtorët e bashkisë mirëmbajtja e zakonshme e objekteve të tilla që përfshijnë: riparime mure, çati , lyerje, dyer e dritare, vendosje xhamash, rikonstruksion nyje sanitare, rrethime ku të jetë e nevojshme, etj.
- Ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore
1- Përmirësim i infrastrukturës vendore dhe rivitalizim i hapësirave publike pranë Pallatit të Kulturës (Ndërtimi i unazës së vogël në Peshkopi).
2- Rinovim i infrastrukturës së bulevardit Elez Isufi, rrugës Safet Zhulali dhe rrugës së Muzeut.
3- Sistemim asfaltim rrugë të brendshme e trotuare në qytetin e Peshkopisë.
4- Sistemim dhe asfaltim i rrugës së fshatit Herbel me gjatësi 1.2 km.
5- Sistemim dhe asfaltim i rrugës së fshatit Dovolan me gjatësi 2 km.
6- Sistemim dhe asfaltim i rrugës Peshkopi-Staravec-Shimcan me gjatësi 5 km.
7- Ndërtimi i unazës së madhe në Peshkopi.
Gjatë vitit planifikohen dhe realizohen me mjetet dhe punëtorët e bashkisë mirëmbajtja e zakonshme e rrugëve , hapje rruge nga shembjet si dhe mbushje e sistemim rruge me zhavorr sipas nevojave.
A keni një listë kriteresh për emërimin dhe shkarkimin ë administratorëve të njësive administrativë të bashkisë Dibër dhe cilat janë ato?
Emërimi dhe shkarkimi i çdo Administratori në njësitë administrative është i përcaktuar në Ligjin Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore″ ku në nenin 65 të tij shpjegohet se si bëhet emërimi dhe shkarkimi i administratorëve. Si pikë e veçantë e këtij neni theksohet që administratori duhet të ketë vendbanimin në njësinë e tij përkatëse. Çdo administrator i njësive administrative në Bashkinë e Dibrës janë emëruar për t’i shërbyer komunitetit për të marrë çdo kërkese dhe ankesë të tyren duke iu dhënë zgjidhje eficente dhe të menjëhershme problemeve.
Cilat mekanizma do të ndërtoni në mënyrë që të siguroni pjesëmarrjen dhe konsultimin më qytetarët në procesin e vendimmarrjes së bashkisë? (Për hartimin e buxhetit, planit urbanistik, ndërhyrjet në infrastrukturë etj.?)
Përsa i perket hartimit të buxhetit, akoma jemi në fazën e projekt-buxhetit. Ndërsa për Planin Urbanistik, jemi në fund të procesit të hartimit të tij, kemi organizuar disa takime publike në të cilat është bërë prezantimi i planit. Në këto takime kanë marrë pjesë edhe grupet e interesit, qytetarët, përfaqësues të institucioneve shtetërore lokale, përfaqësues të Njësive Administrative, përfaqësues të shoqatave të ndryshme që operojnë në Dibër. Gjatë këtyre takimeve qytetaët kanë shprehur mendimet e tyre, vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet në lidhje me Planin Urbanistik. Pas përfundimit të fazës se konsultimeve me publikun, Plani Urbanistik do të dërgohet në Këshillin Bashkiak për miratim dhe pas miratimit në Këshillin Bashkiak do të dërgohet për miratim në Këshillin Kombëtar.
Cilat janë hapat që do të ndiqni në mbrojtjen dhe rigjallërimin e pyjeve dhe turizmit malor në bashkinë e Dibrës gjatë mandatit tuaj?
Në zbatim të reformës së re territoriale nga ana e qeverisjes qendrore, bashkive të reja të krijuara iu deleguan disa kompetenca dhe funksione, ndërmjet të cilave edhe administrimi dhe qeverisja e një pjese të fondit pyjor dhe kullosor publik.
Në këtë mënyrë nga data 01.01.2016 pranë Bashkisë Dibër funksionon Struktura Përgjegjëse për Pyjet dhe Kullotat publike në pronësi të saj dhe merren me menaxhimin e Pyjeve dhe lëndës drusore për ngrohje të popullsisë.
Problematika kryesore mjedisore në Dibër lidhet me prerjen masive të pyjeve të larta, sidomos në Parkun e Lurës, prerjen e pyjeve, vendosjen e zjarreve në pyje, gjuetinë e paligjshme dhe vjeljen pa kriter të bimëve mjekësore. Këto kanë sjellë një përkeqësim të situatës mjedisore, prishje të peizazhit, rrezikim me zhdukje të shumë bimëve dhe kafshëve të egra, si dhe rritje të erozionit.
Masat/Ndërhyrja:
- Aplikimi me dy projekte te Fondi i Zhvillimit dhe Banka Boterorë në bashkëpunim me Qeverinë Suedeze.
- Hartimi i Projekteve për aplikim te IPA me Komunën e Gostivarit për vargmalin Korab – Koritnik për zhvillim të rajonit.
- Projekti i shoqatës “Dibra Turistike” në bashkëpunim me Bashkinë Dibër: “Mbrojtja dhe promovimi i Monumenteve të Natyrës së Dibrës”, me financim nga Bashkimi Evropian.
- Rehabilitimi i Parkut të Lurës dhe Shtimi i zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Lurës në gjithë territorin e vargmaleve të Lurës, deri në Malin e Pratit e duke zbritur poshtë, buzë Drinit në bashkëpunim me AZHR2.
- Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe monumenteve të natyrës, që gjenden në territorin e Dibrës.
- Mbështetja e nismave të OJF-ve dhe programeve të ndryshme në hartimin dhe zbatimin e një programi të plotë për rehabilitimin dhe zhvillimin e territorit të Parkut të Lurës.
- Nxitja dhe mbështetja e nismave që promovojnë vlerat natyrore të Dibrës, me fokus turizmin malor dhe ekoturizmin.
Cili është plani juaj për mirëmenaxhimin e burimeve termalë dhe zhvillimin e turizmit shëndetësor?
Zona e Dibrës është e njohur për turizmin kurativ. Ai shfrytëzon burimet termale të Llixhave të Peshkopisë. Në këto llixha pushojnë rreth 12,000 pushues në vit, të cilët vijnë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, Kosova dhe Maqedonia.
Në luginën e përroit të Llixhave, ose siç njihet nga popullsia lokale, “Lugina e Shërimit” gjendet burimi i famshëm termal i llixhave. Ato kanë një temperaturë rreth 40ºC, me një përmbajtje kripërash dhe gazrash të tretura në to. Në këtë territor ndodhet dhe kompleksi balnear i llixhave, pronë e bashkisë Dibër. Aty ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme, duke filluar nga pishina, vaska, masazhi, balta dhe shërbimi mjekësor. Cilësia e ujit të llixhave të Peshkopisë është nga më të mirat në Evropë.
Në kuadër të thirrjeve për projekte nga Bashkia është hartuar një projekt:
“ Dibra një atraksion turistik”.
“ Dibra shtigje dhe traditë”
- Ndërtimi i parkut rekreativ të “Luginës së Shërimit” me ambiente çlodhëse, pushimi dhe sportive.
- Korridori i Luginës së Shërimit me vlerat kurative të burimeve termale të llixhave, do të harmonizohet me turizmin malor në bjeshkët e Skërtecit, Zimurit dhe Hinoskës, dhe me ekonominë bujqësore të fshatrave përreth Peshkopisë.
Cilat janë hapat që do të ndërmerrni për zhvillimin ë bujqësisë dhe blegtorisë në Bashkinë e Dibrës?
1) Mbajtja në gadishmëri e rrjetit vaditës ekzistues nëpërmjet kryerjes se investimeve të nevojshme për mirmbajtjen e rrjetit.
2) Shtimi i investimeve në rrjetin vaditës për shtimin e sipërfaqes së ujitshme të mbjella me kultura te ndryshme bujqësore.
3) Njohja me gjendjen dhe marrja e masave për kullimin e sipërfaqeve të tokave që rrezikohen nga përmbytjet në periudha me reshje të dendura.
4) Marja e masave për subvencione për bujqësine dhe blegtorinë për t’u ardhur në ndihmë fermerëve në situatë të ndryshme që mund të krijohen në vazhdimësi.
5) Tregje të kontrolluara dhe me standarte bashkëkohore për prodhimet bujqësore dhe blegtorale.
6) Vazhdimësi e skemave të vaksinave në blegtori për ato sëmundje që transmetohen.
7) Orientimi i fermerëve për organizimin e tyre në grupe për kultura bujqësore të caktuara.
8) Orientimi i fermerëve për vënien dhe përshtatjen e taksave të tyre për t’i përdorur për qëllime turistike.
9) Orientimi i fermerëve drejt projekteve ë ndryshme që favorizojnë zhvillimin bujqësor për të përfituar nga fondi i zhvillimit kredi me interesa të vogla.
10) Mbrojtja e tokës bujqësore nga dëmtimet gjatë të gjithë pellgut të Drinit nëpërmjet marrjes së masave parandaluese nëpërmjet kryerjes së investimeve për ndërtimin e pritave në vendet e mundshme dhe dëmtime.
11) Mbrojtja e tokës në tërësi nga erozioni përmes investimeve për mbajtjen në gadishmëri të kanaleve antieroziv.
12) Ngritja e tregut të gjësë së gjallë me parametra bashkëkohore në qytetin e Peshkopisë.
13) Shtrirja e kontrollit veterinar në njësi administrative duke eliminuar therjet në rrugë nëpërmjet ngritjes se thertoreve dhe pikave të shitjes në njësitë administrative të Bashkisë Dibër.
14) Rishikimi i mundësisë për investime për ngritjen e një markate të re me parametra bashkëkohore.
15) Përmiresimi i kushteve të magazinës ekzistuese për prodhimet blegtorale me të cilat furnizohen kopshtet dhe çerdhet dhe rishikimi i mundësisë për ndërtimin e një magazine të re për këto produkte.