Lajm26 Oct 2015

Rreth faqes: Pushteti Vendor

Faqja speciale mbi pushtetin vendor në Shqipëri është një iniciativë e BIRN Albania e cila ka për qëllim të informojë publikun mbi 61 bashkitë, dhe organet e pushtetit vendor që dolën nga zgjedhjet e 21 qershorit, 2015.

Autor: BIRN Tiranë
Printo

Logo e Rockefeller Borthers Fund

Logo e Rockefeller Brothers Fund

Në këtë faqe ju do të mund të lexoni lajme dhe analiza dhe reportazhe,  lidhur me qeverisjen vendore, decentralizimin dhe demokracinë vendore, aktorë ndryshimi në komunitet por dhe të mësoni më shumë mbi profilet dhe karakteristikat e bashkive të reja që rezultuan nga reforma administrativo-territoriale në Shqipëri.

Faqja përshin profilet e 61 bashkive që dolën nga reforma administrative-territorial, CV e kryebashkiakëve të zgjedhur si dhe emrat e anëtarëve të rinj të këshillave bashkiakë. Në këtë faqe do të gjeni dhe premtimet elektorale të krerëve vendorë gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 21 qershorit, CV-të e nënkryetarëve dhe administratorëve të njesive vendore.

Premtimet elektorale të kryebashkiakëve janë mbledhur nëpërmjet një serie intervistash të bërë nga BIRN Albania gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet vendore me kandidatët për kryetar. Pyetjet për kandidatët u identifikuan nëpërmjet një procesi që përshinte intervista me më shumë se 300 aktivistë, përfaqësues grupesh interesi, dhe drejtues organizatash jo-qeveritare në 61 bashkitë e reja në shkurt-mars 2015, në mënyrë që të identifikonim sfidat dhe problemet kryesore në secilën bashki.

Logo e Lëviz Albania

Logo e Lëviz Albania

Gjithashtu në këtë faqe do të gjeni një hartë interaktive të ndarjes së re administrative, që përmban informacionet bazë mbi të zgjedhurit vendorë dhe bashkitë e reja.

Kjo faqe u zhvillua me mbështetjen financiare të Rockefeller Brothers Fund, nëpërmjet BIRN Hub, dhe me mbështetjen e Lëviz Albania. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Lëviz Albania dhe Rockefeller Brothers Fund.