Interviste24 Aug 2016

Xhelal Mziu: Qeveria e ka bërë Kamzën tabelë qitje, në 3 vjet zero lekë grante

Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Kamzës, BIRN Albania intervistoi kryetarin e Bashkisë Z.Mziu lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.

Autor: Lindita Çela BIRN Kamëz
Printo

Xhelal Mziu

Xhelal Mziu

Mziu, cilat janë tre arritjet/premtimet kryesore që ju i mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë Vorë?

Unë besoj se arritja kryesore përgjatë  vitit të parë të këtij mandati ishte  implementimi i projketit të ujësjellësit. Falë fizibilitetit të insitucionit të bashkisë  dhe mbështetjes së partnerëve tanë u bë e mundur që këtë vit të fillojnë punimet e fazës së parë dhe ne besojmë se do të përfundojë deri më datë 31 dhjetor. Përfundimi i këtij projketi do të garantojë furnizimin me ujë të  rreth  60 % të popullsisë së qytetit të Kamzës dhe ka vlerë financimi mbi 10 milion euro.   Zona e Paskuqanit nuk është përfshirë në këtë projekt pasi atje  ka një tjetër sistem të furnizmit me ujë dhe problematika  ka të bëjë me oraret e furnizimit. Arritje  tjetër do të konsideroja shërbimin ndaj qytetarëve ku ne kemi avancuar më shumë  për të qenë më afër tyre. Kemi hapur tre zyra shërbimi të qyetarve, në Bashkinë Kamëz  në Bathore dhe Paskuqan, ku  përveç shërbimeve të përditëshme kemi tentuar dhe në informatizimin e sistemit. Ne jemi në prag të finalizimit të një projekti me USAID-in në përfundim të të cilit do të kemi një sistem adresash, sipas standarte ndërkombëtare.  Pjesë e këtij projekti është dhe krijimi i një database e plotë e pronave, publike dhe private që janë në Bashkinë e Kamëz. Nëpërmjet këtij sistemi ne, jo vetëm që do t’i japim fundit informalitetit, por do të kemi një databasë të saktë mbi pronat dhe gjendjen ekonomike të të gjithë banorëve të Bashkisë  Kamëz. Brenda këtij viti ky projekt do të përfundojë dhe nëpërmjet këtij projekti ne synojnë një skanim  të plotë të gjendjes social- ekonomike të banorëve të bashkisë, mbi të cilin do të planifikojmë dhe investimet tona.  Arritje  tjetër do të përmendja investimet e reja që ne kemi planifikuar si rrjedhojë e zhdukjes së informalitetit apo dhe të mirëzbatimit të paketës fiskale.  Në buxhetin i bashkisë së këtij viti, pavarësisht cungimit që ka patur nga pusheti qendror për shkak të  heqjes së disa të drejtave që ne kemi, siç është taksa e biznesit të vogël apo të tjera taksave, brenda këtij viti ne do të kemi  realizuar të gjitha investimet e parashikuara.

Cilat janë tre sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?

Ky është mandati im i  tretë në krye të Bashkisë së Kamzës, por në ndryshim në mandatet e tjerat në këtë mandat ndihem në vështirësi  të cilat nuk vijnë për shkak të mungesës së përvojës por për shak të vakumit ligjor që është krijuar me ndarjen  e re territoriale. Pra, ndodhi ndarja gjeografike e 61  bashkive, por nuk u shoqërua  me ligje dhe  akte nënligjore  që do e bënin më funksional pushtetin vendor. Nuk na kanë dhënë shumë hapësira për të pasur kopetenca për të vepruar apo dhe për të pasur financime. Ne kemi këmbëngulur, por çuditërisht kjo ndodh me ato  bashki që drejtohen nga  e djathta.  Në çdo takim që kemi bërë, qoftë me qeverinë, por dhe me insitucione ndërkombëtare që kanë qenë faktor kryesor për decentralizimin,  kemi kërkuar që pushteti vendor të ketë më shumë kopetenca dhe më shumë financime. Konkretisht u tha se pushtetit vendorë do t’i kalonin 7 kopetenca të reja,  por në fakt që të gjithë ne që kemi  qenë kryetar bashkisë e kuptojmë  që kjo nuk ka ndodhur.

Pushtetit vendor jo vetëm që nuk i kanë deleguar kopetenca, por i janë rritur kostot finaciare krahasur kjo me të kaluarën. U tha se  arsimi parashkollor dhe personelit ndihmës parauniversitarë do të kalojë në kopetencë të pushtetit vendor. Që nga ajo ditë që është bërë miratimi i ligjit dhe në këtë moment që po  flasim, asnjë kopetencë nuk ka pushtetit vendor. Atë që ne bëjmë sot me fondet e bashkisë është thjeshtë pagesa financiare e këtij personeli në bazë të listëprezencës  që  vjen nga  Drejtoria Arsimore Rajonale.  Çudia është që edhe kur dikush kalon në pension apo largohet nga puna zëvendësimi i personelit bëhet po nga zyrat  arsimore.  Një tjetër kopetencë e mohuar është ajo e  menaxhimit të sektorit të zjarrëfikseve. Në Kamëz ka pasur një stacion zjarrëfiksesh, por  ka ndodhur që pas  delegimit të kopetencave ky repart i ka kaluar Bashkisë së Tiranës. Pra në Kamzës, ku ka më shumë se 150 mijë banorë,  nuk ka as repart zjarrëfiksesh dhe nëse do të ndodhë një zjarr apo një situatë përmbytje në këtë zonën, unë jam i detyruar t’i drejtohem me shkresë zyrtare ndihme Bashkisë  Tiranë.

Tjetër problematikë është në administrimin e pyjeve dhe kullotave. Bashkia  Kamëz ka qindra ha pyje dhe kullota, por dhe pse këto zona kanë kaluar nën administrimin e pushtetit vendor nuk ka asnjë financim për mirëmbajtjen e tyre apo dhe personelin.  Tjetër kopetencë që ka kaluar në vartësi të pushtetit vendor është administrimi i qendrave ditore sociale, por jo për Kamzën e cila ka një azil të ndërtuar në vitet 70-të. Çudia është se kjo  qendër, edhe pse është në pronësinë e bashkisë, nuk ka kaluar në administrim  e saj dhe është e vetmja qendër sociale në të gjithë territorin e vendit  që menaxhohet nga Ministra e Punës dhe e Çështjeve Sociale.

Tjetër delegim kopetencash për pushtetin vendor ishte ai i konvikteve të shkollave. Ne kemi konviktin e shkollës “Loro Boriçi”, por që i ka kaluar edhe ky  për menaxhim Bashkisë  Tiranës.  Unë besoj se ky është rasti më ekstrem që një konvikt i një njesie vendore i kalon për menaxhim një njësie tjetër, që as nuk e ka në territorin e saj.  Çudia tjetër është se drejtuesit e  këtij konvikti dhe kësaj shkolle i drejtohen Bashkisë së Kamzës, duke iu referuar ligjit të delegimit të kopetencave,  për pagestat e shërbimeve për ujësjellësit, energjisë elektrike dhe të mirëmbatjes.  Në  shkurt të këtij viti qeveria vendosit që të blejë 61 eskavator në ndihmë të pushtetit vendor.  Enti i prokurues ishte Ministria e Bujqësisë, por kur pamë vendimin dhe listën e shpërndarjes së eskavatorëve  pamë që Bashkia Kamzës kishte 0 eskavator dhe Bashkia e Tiranës 2.

Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?

Ne kemi një përvojë të mirë me bashkëpunimin me qytetarët, falë dhe asistencës që kemi patur nga disa partnerë ndërkombëtar si  OSBE-se  me të cilën bashkëpunuam me planin strategjik të qytetit  apo dhe UNDP-në, ku përfshirja dhe pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendimarrjes ishte shumë e domosdoshme. Pra, falë kësaj eksperience të mirë në çdo vit jemi në kontakt me grupe të caktuara të  komunitetit që bëjnë prezent shqetësimin e tyre dhe ne bëjmë  pikëzimin e këtyre shqetësimeve për të gjetur zgjidhje në planifikimin e buxhetit pasardhës. Ne jemi të angazhuar maksimalisht për të shfytëzuar këtë marrdhënie bashkëpunimi se na ka dhënë frytet e saj qoftë në miratimin e buxhetit ashtu dhe të paketës fiskale  të Bashkisë.

Mziu, keni deklaruar se, një ndër problemet shqetësuese në Bashkinë Kamëz është debia e energjisë elektrike, ku sipas jush janë më shumë se 90 për qind e qytetarëve të cilët janë shpallur debitorë me një shumë që varion nga 5 milion deri në 30 milion lekë të vjetra. A është zgjidhur ky problem gjatë këtij viti të mandatit tuaj?

E kam theksuar gjithmonë, jo se jam kundër zbatimit të ligjit dhe jam angazhuar maksimalisht për të zgjidhur këtë problem, por taksa që iu vendos qyetarëve të Bashkisë Kamëz  ishte abuzive.  U taksuan afrove 99 % e familjeve në Kamëz  për një shërbim ku shumica nuk e kanë pasur dhe nuk ka konsumuar atë sasi energjie që iu kërkua të paguaj, duke shtuar edhe kamatvonesat. Kemi tentuar ta zbusim disi situatën  duke i trajtuar disa raste të veçanta me ndihmë ekonomike apo dhe me ofrimin e vendeve të punës për këto familje në nevojë. Kemi bashkëpunuar më OSHEE-në duke mbyllur një finacim për zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik dhe që qytetari të paguajë atë energji elektrike që shpenzon.  Por unë vazhdoj të insistoj që kjo pagesë debie është shumë e lart për këto qytetar dhe shpresoj që kjo qeveri, apo jo që do të vij pas kësaj, të shpallë amnisti.

Në vitin 2015 kishit planifikuar më shumë se 45 projekte, kryesisht në infrastrukturë, ku sipas jush brenda vitit të parë të mandatit tuaj, do të përfundonin.  A ka përfunduar shtrimi i aksit rrugorë, Kamëz, Paskuqan -Tufinë?

Është shumë e vërtetë që unë gjatë fushatës sime elektorale kam premtuar financime dhe projekte që unë i gjykoj të rëndësishme për komunitetin e vendit. Premtimet e mia ishin të bazuar mbi nevojat që ka komuniteti këtu, sidomos ajo pjesë e zonës që iu bashkëngjit Kamzës me ndarjen e re teritoriale.  Por për të kryer këto investime dy janë mundësitë; donacinet e qeverisë dhe të ardhurat e siguruara nga bashkia.  Në aspektin e planfikimit të projekteve ne si bashki  kemi qenë kohorent, por investimet e përfituara nga qeveria janë 0. Unë gjej rastit për të bërë një denoncim të hapur, pavarsisht se unë i kam përdorur të gjitha instrumentet ligjor, që nga viti 2013 e deri më sot ne kemi marrë 0 lek grante nga qeveria dhe pse  kemi aplikuar për 96 projekte. Edhe nga aspekti social këto projekte kanë qenë ndër më konkuruesit në Shqipëri sepse Kamza  dhe Paskuqani, janë dy zona bujqësore që më parë  nuk kanë pasur asnjë rrugë. Aktualisht ka mungese rrugësh, mungesë insitucionesh arsimore, shëndetësore apo dhe publike, çka do të thotë se këto projekte kanë një  impakt të theksuar social. Jemi rast unikal  në Shqipëri që në katër vite marrim 0 lekë investime nga qeveria.

Por me gjithë vështirësitë  që kemi  janë 4 projekte që ne kemi planifikuar të investojmë nga buxheti i Bashkisë.  Një  ndër këto projekte, që nuk fitoi financim  nga granti i qeverisë, është bulevardi “Demokracia”. Është pikërisht aksi Kamzës-Paskuqan-Tufinë. Një rrugë prej 7 km është kthyer në një gangrenë, jo vetëm për qytetarët e Kamzës, por dhe të Tiranës.  Sipas projketit rruga do të ketë një hapësirë prej 12 m, do të ketë trotuare me 4 m gjërësi, ndriçim dhe gjelbërim.  Përfundimin e kësaj rruge ne e konsiderojmë si projektin më të rëndëishmëm dhe më social për zonën.  Në fillim të korrikut do të shpallim procedurat e prokurimit të ndërtimit të saj me fondet e bashkisë.

Tjetër projket, që nuk ka fituar grantin e  qeverisë, është rivitalizimit i qendrës së Babrroit, një qendër historike kjo për zonën. Po të shkosh sot aty do të gjesh ca pallate të vjetër, që kanë mbetur si bunkerët e Enverit, qendra nuk ka rrjet kanalizi të ujarave të zezave, nuk ka asnjë pëllëmbë rrugë të shtruar, gjelbërim dhe lulishte.  Megjithatë me 26 gusht qeveria ka hapur një thirrje të re për të paraqitur projekte për finacime. Ne do të konkurojmë sërisht dhe shpresojmë të fitojmë, në të kundërt,  të paktën për qendrën e Babrroit dhe përmisimin e sistemit të ujësjellësit  ne do të nisimi procedurat e prokurimit sërisht me fondet e bashkisë.

Po kështu, nevojë emergjente është një kopësht në Barrbu,  ku godina ekziston, por ka nëvojë për ndërhyrje.   Fëmijët e kopshtit shkojnë në ambjentet e shkollës së mesme që është aty, dhe kjo është e papranueshme.

Pra  për këtë vit i gjithë vëmendja jonë, për shak edhe të problematikës që ekziston atje,  është përqëndruar në Paskuqan. Unë besoj se këto projekte do të përfundojnë  në pranverën e vitit të ardhshëm dhe unë jam maksimalisht i angazhuar në përfundimin e tyre se e shoh si të vetmen mënyrë, jo vetëm për zhvillimin e biznesit por edhe të rritjes së numrit të të punësuarve.

Keni premtuar ulje të taksave vendore, të cilat sipas jush do të favorizojnë biznesin dhe do të sjellin rritjen e numrit  të të punësuarve në Bashkinë Kamzës.  Në ç’masë janë ulur këto taksa dhe sa është numri i të punësuar në bashkinë tuaj?

Është e vërtetë që kam premtuar se nuk do të ketë rritje  të taksave dhe që do të tentojmë për heqjen e atyre taksave që ndikojnë negativisht tek qytetarët. Ne kemi një taksë,  e quajtur familjare që kap shumën e 4 mijë lekëve në vit.  Brenda kësaj takse  janë përfshirë pagesat për disa shërbime që ofron bashkia si  taksa  e pastrimit, taksa e pasurisë,  e gjelbërimit dhe e ndriçimit. Besoj se me shërbimin që në u ofrojmë  është e pranueshme dhe nese do i referohemi krhasimit me Bashkinë e Tiranës, këto taksa  janë dy deri në tre herë më të ulta. Po e njëjta gjë është dhe për biznesin. Pra ne kemi një paketë fiskale konkuruese dhe nxitëse për biznesin.  Por nuk mjafton paketa fiskale  për të zhvilluar zonën.  Është mungesa e infrastukturës, sidomos në zonën e Paskuqanit, që ka bërë  që kjo zonë të mos jetë e zhvilluar. Po të shkosh në zonën e Babrroit, që ka 50 mijë banorë, do të shohësh që nuk ka një  filial banke për shak të sigurisë.  Aty nuk ka asnjë  kompani fasone pavarësisht se paguajnë dy apo tre herë më pak taksa se në Tiranë.   Për shkak të mungesës së rrugës është e pamundur që trajlerët e këtij biznesi të kalojnë aty. Unë shpresoj që  ndërtimi i bulevardit “Demokraci”,   dhe ndërtimi i urave lidhëse  me Tiranën do  i jap hov dhe zhvillimit të biznesit në këtë zonë, e sigurisht do të rrisë dhe të ardhurat e bashkisë.

Në Bashkinë e Kamzës ekziston një linjë urbane me Tiranën, por keni premtuar hartimin e një rrjeti të lëvizjes urbane të harmonizuar në të gjithë zonën, duke përfshirë edhe ato fshatra që tashmë janë pjesë përbërëse e Bashkisë së Kamzës. Zona si Bathorja, Laknasi, Frutikultura, Paskuqani dhe Babrroi a kanë linjat e tyre urbane,  dhe në këto linja a njihen  abonetë dhe librezat e invaliditetit?

Ne jemi koshient që banorët e Bashkisë Kamës   vazhdojmë të kenë një rrjet e urbanizimi, jo sipas standarteve të duhura edhe shak të infrastukturës së keqe. Nuk ke ç’farë tu kërkosh linjave urbane që veprojnë në  zonën e Paskuqanit ku gjendja është si e shpjegova më sipër. Unë besoj se kjo çështje do të marrë zgjedhje me ndërtimin e rrugës.

Në Këshillin Bashkiak sapo kemi miratuar procedurat për prokurimin e një studio private, e cila do të hartojë një studim për harmonizimin e linjave urbane në Bashkinë Kamës. Vepruam kështu pasi besoj se Bashkia nuk i ka kapacitet e nevojshme për të haruar një  studim të  tillë. Ajo që ne synojmë është  jo vetëm komunikimi urban brenda hapësirave të bashkisë, por dhe unifikimi i shërbimit, ç’ka do të thotë njohja e aboneve dhe kartave të invalitetit në të gjithë territorin e Kamzës. Kjo do të sjellë jo vetëm një kosto më të ulët për qytetarët, por dhe komunikim në çdo zonë të Bashkisë .

Jemi të angazhuar për të zgjidhur këtë çështje brënda këtij viti, por  dua të them se Kamza është kthyer në një tabelë qitje nga kjo qeveri. Sa i përket shërbimit urban, së fundimi është miratuar një vendim nga Këshilli i Ministrave, në bazë të të cilit, dy  linjat Kamzë-Tiranë dhe Paskuqan- Tiranë, pas 1 janarit të vitit  2017  do të konsiderohen rrethqytetëse  dhe jo urbane.  Pra në bazë të këtij vendimi, këto linja do të tarifohen si linjat e qyteteve të ndryshme që vijnë në Tiranë, pra një biletë më e shtrenjët për qytetarët  dhe nuk kanë të drejtën e përdorimit të aboneve.

Ne e kemi kontestuar këtë vendim dhe shpresojmë  se qeveria ta gjejë zgjidhjen e duhur. Pra unë jam i bindur që  brenda këtij viti do të përfundojë  çështja e urbanizimit për Bashkinë Kamëz.

Gjatë këtij viti të mandatit tuaj, a keni dhënë ju leje ndërtimi, dhe nëse po ku?

Kamza është ndër bashkitë e pakta që ka të miratuar planin urbanistik , por edhe pse ekzitojnë këto plane rregulluese me ardhjen në pushtet të kësaj qeverie u bë bllokimi i dhënies së lejeve të ndërtimit. Argumentet ishin qesharake. Për zonën e Kamzës  u tha se bllokohet dhënia e lejeve të ndërtimit sepse bulevardi është parashikuar  rrugë nacionale, ndërsa për zonën e Paskuqanit  lejet e ndërtimit u bllokuan pasi u konsiderua kurorë e Tiranës.

Por, edhe pas ndarjes së re territoriale e cila i dha të  drejtën bashkisë të  vendosë për lejet e ndërtimit, çudia është se shbllokimi është bërë vetëm për atë pjesë të njësisë vendore që është  konsideruar qendër. Pra është bërë shbllokimi për dhënien e lejeve të ndërtimin në Kamzën dhe jo në Paskuqan.  Një qyetar i Paskuqanit,  për një leje  ndërtimi duhet t’i drejtohet ministrisë së linjës. Pra janë shtuar barrierat ligjore për  miratimin e lejeve të ndërtimit ndaj dhe për këtë ne si bashki nuk kemi miratuar asnjë leje ndërtimi.

Mziu gjatë gjithë kohës ju flisni për bllokime nga qeveria, që fillojnë nga mosdelegimi i kopetencave e deri tek mosfinancimi i projketeve me grante. Por ku do t’i gjenit paratë për të realizuar projektet që ju keni premtuar dhe folët  gjatë kësaj interviste?

Është e vërtetë që Bashkia e Kamzës nuk ka përfituar asnjë grant  nga qeveria dhe kjo ka krijuar problematika të caktuara.  Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të mbetemi betëm në pozicionin e ankimit ndaj qeverisë, sepse qyetarit me të drejtë thotë se unë të kam votuar, ndaj  ne do të shfytëzojmë çdo instrument për të rritur të ardhurat e bashkisë dhe  investimet në zonë. Ndërkohë po përdorim instrumentet  sensibilizuese për të treguar që kjo qeveri është jo dashamisë ndaj Bashkisë së  Kamzës, pavarësisht se  e kanë votuar 50 %  e qytetarëve të këtij qyteti, deri më tani nuk ka asnjë investim që të ketë vulën e  qeverisë.  Pra përveç, rritjes së të ardhurave nëpërmjet zhdukjes së informalitetit dhe përdorimit të resurseve që ka bashkia,  ne  do të shfryëzojmë partnerët ndërkombëtar si Banka Botërore, KFË apo dhe organizma të tjerë, me të cilët deri më tani kemi pasur bashkëpunime të suksesshme.