Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
News17 May 2016

Kryebashkiaku shqiptar arrestohet pas skandalit seksual

Shukri Xhelili, kryebashkiak i Dibrës në veri-lindje të Shqipërisë, u arrestua pasi u regjistrua me kamera të fshehtë për ofrimin e një vendi pune dhe page më të lartë një punonjëseje të re të bashkisë në shkëmbim të seksit.

Author: Fatjona Mejdini | BIRN | Tiranë
Print

Posteri elektoral i kryebashkiakut të Dibrës. Foto: Facebook

Posteri elektoral i kryebashkiakut të Dibrës. Foto: Facebook

Xhelili u arrestua të hënën pasi një televizion vendës publikoi javën e kaluar një video u Xhelili, u shfaq duke kërkuar seks nga një 20 vjeçare që qe punësuar së fundmi nga bashkia.

Në emisionin ‘Te Paekspozuarit’ në Ora News, Xhelili u filmua nga një kamera e fshehtë në zyrën e tij në Peshkopi duke i kërkuar vajzës seks në shkëmbim të promovimit dhe rritjes së pagës.

Publikimi i videos të enjten e shkuar shkaktoi semërim të gjerë dhe një protestë nga gratë e Aleancës Kuq e Zi para zyrës së Shërbimit Kombëtar të Punës në Tiranë të dielën.

Xhelili raportohet se u shkarkua nga detyra nga Këshilli i Ministrave ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tij për abuzim me detyrën.

Organizata për të drejtat e grave Aleanca Gjinore për Zhvillim nisi edhe një peticion duke kërkuar masa më të ashpra ligjore për të luftuar ngacmimet seksuale në punë.

Kryebashkiaku i Dibrës përfaqësonte në këtë detyrë Partinë Socialiste, megjithëse anëtarë të koalicionit qeveritar e distancuan veten nga kjo sjellje dhe kërkuan menjëherë shkarkimin e tij.

Bashkëshortja e tij Tefta Xhelili tha se ajo do ta mbështeste bashkëshortin e saj dhe spekuloi se ekspozimi i tij qe i motivuar politikisht.

“Në qendër të këtij sulmi nuk qe familja ime por bashkia e Dibrës,” tha ajo për Top Channel të hënën.

Kushtetuta i jep kryebashkiakut 15 ditë kohë për të apeluar vendimin e shkarkimit të tij. Nuk është e qartë nëse ai ka në plan të apelojë.

ABOUT THE AUTHOR

Fatjona Mejdini

Fatjona Mejdini është gazetare e Balkan Insight për lajmet nga Shqipëria.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.