Një raport vlerësimi mbi transparencën proaktive në terren dhe online për 61 bashkitë e vendit tregon që pushteti vendor bëri hapa pas gjatë dy viteve të fundit, duke kufizuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe llogaridhënien e të zgjedhurve vendorë.
Analiza
Propozimi i qeverisë “Rama 2” për përqendrimin e institucioneve kyçe në 4 rajone është pritur me dyshim dhe pikëpyetje nga ekspertët e qeverisjes vendore, të cilët kërkojnë hapjen e konsultimeve publike për shmangien e rreziqeve dhe gjetjen e një fryme konsensusi me opozitën.
Mjete e papërshtatshme, personeli i patrajnuar dhe dështimi i shumë bashkive për të ngritur në kohë drejtoritë e mbrojtjes nga zjarri, e ka vështirësuar betejën e vendit me flakët gjatë kësaj vere të nxehtë, ndërsa dhjetra-mijëra hektarë janë bërë shkrumb e hi.
Bashkia e Tiranës pritet t’i kërkojë Entit Rregullator të Ujit lejimin e rritjes së tarifave të furnizimit me ujë në kryeqytet me 44%, për të mbuluar investimet për rinovimin e rrjetit, për shtimin e reklamave të ujësjellësit si dhe për “komisione bankare”, ndërkohë që kostot e personelit e shpenzime të tjera operative do të mbeten të larta.
Banorët e 5 pallateve që u ndërtuan 40 vjet më parë me punë vullnetare por që nuk ekzistojnë në letra, shpresojnë përmes një padie kundër Bashkisë së Elbasanit të fitojnë pronësi me parashkrim.
Pas 6 vitesh premtime, qeveria vendosi të shpërndajë dëmshpërblimin e dëmeve bujqësore për zonën e përmbytur të Nënshkodrës, por banorët janë të irrituar pasi u janë mbajtur faturat e pashlyera të energjisë dhe kamatvonesat si dhe nuk u janë vlerësuar dëmet në biznese.
Pezullimi i ankandit për dhënien me qira të tokave bujqësore ka vënë në vështirësi blegtorët e bagëtive të imëta në Cërrik, të cilët pavarësisht investimeve nuk arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për tufat e tyre.
Një vit pas afatit ligjor, zgjedhja e 15 kryetarëve të fshatrave mbahet ende e bllokuar, pasi kandidatët e votuar nga komuniteti nuk i përkasin krahut politik që drejton bashkinë e Bulqizës.
Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajit qershor zbuloi se më pak se gjysma e detyrimeve ligjore në lidhje me të drejtën për informim dhe transparencën aktualisht respektohen nga 61 njësitë e pushtetit vendor, pjesërisht për shkak të mungesës së njohjes së ligjeve dhe pjesërisht për shkak të mentalitetit të administratës së mbyllur për publikun.
Fondet e përfituara nga bashkia më e madhe e Veriut prej Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016 tregojnë se tradita e vjetër e ndarjes së parave sipas përkatësisë partiake shoqëron projektet e reja të qeverisë “Rama”.
Kryebashkiaku shprehet i pakënaqur me kërkesat e aktivistëve për trajtim dinjitoz të të varfërve që humbasin shtëpitë nga projekti i rehabilitimit të Lumit të Tiranës dhe i kërcënon me “procedim për neglizhencë dhe bllokim të projektit,” ndërsa aktivistët thonë se kërcënimet e Veliajt nuk trembin askënd.