Veriu i Shqipërisë i bllokuar nga dëbora (Fotogaleri)
Reshjet e dëborës, të rikthyera gjatë 24 orëve të fundit kanë mbuluar gjithë vendin. Fshatra të tëra, në Veri të Shqipërisë, janë të bllokuara. Akset nacionale janë të kalueshme por përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm. Shumë qytete vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe e energjisë elektrike. Gjatë ditës së premte kanë vijuar operacionit e Shtabit të Emergjencave, ku helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dërguar ndihma ushqimore, televizorë, frigoriferë, dyshekë dhe batanije në Bashkinë Tropojë dhe në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë. Fotot: Lindita Çela
Print