Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Interview19 Jul 2016

Gjon Gjonaj: Po negociojmë borxhin. Shpesh përballemi me urdhër-sekuestrimi

Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Pukë, BIRN Albania intervistoi kryetarin Bashkisë Z.Gjonaj lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.

Author: Anila Dushi | BIRN | Pukë
Print

GjonGjonajCilat janë 3 arritjet/premtimet kryesore që ju i mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë? 

Ka  qenë  një  përpjekje e madhe për të  venë në eficencë administratën, e  cila  linte  shumë për të dëshiruar. Pas  kësaj  jemi përqendruar tek përgatitja e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës. Kjo na ka sjell dhe  mundësinë e  investimeve  të  cilat  po na ofrohen çdo ditë  falë  dhe këtyre projekteve  që  i  kemi përgatitur me studio të ndryshme inxhinierie. Një vëmendje e veçantë i është  kushtuar asaj që kam premtuar që në krye të herës, bashkëqeverisjes të cilën po e arrijmë  përmes konsultave dhe thithjes së mendimeve të qytetarëve, ashtu sikurse një vëmendje e veçantë po i kushtohet zhvillimit të turizmit, mbrojtjes se pyjeve dhe shfrytëzimit të resurseve të tjera natyrore që nuk i mungojnë Pukës, por që janë keq-menaxhuar për interesa të ngushta. Unë  në krye  të  kësaj bashkie kam ardhur për të ndryshuar Pukën dhe shpresoj që kësaj po ja arrij dita- ditës, pasi kjo është dhe ëndrra  ime që do e bëj realitet.

Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?

Për çdo vendim timin jam  konsultuar me grupet e interesit dhe janë marrë mendimet e tyre. Po kështu edhe për Projekt-Buxhetin jemi konsultuar, ashtu si dhe për paketën fiskale. Gjithnjë deri tani kam gjetur bashkëpunimin në të mirën e përgjithshme dhe përgjithësisht  kur ka pasur përputhje  ligjore është  marr për bazë mendimi i grupeve të interesit. Lidhur me transparencën që ka qenë dhe një premtim i imi krahas detyrimit  ligjor bashkia ka ri-jetësuar websitin zyrtar, .bashkiapuke.gov.al ku publikohet i gjithë aktiviteti i bashkisë Pukë, vendimet, projektet, njoftimet etj. Po kështu është hapur dhe një profil në rrjetin social me  emrin BashkiaPuke- faqja zyrtare ku sërish publikohen  aktivitetet vendime, njoftime etj, ashtu sikurse këtë profil po e përdorim periodikisht për komunikimin me qytetarët ku për çdo pyetje ka një përgjigje në kohën më të shpejtë të mundshme. Pjesë e kësaj është  dhe komunikimi im televiziv periodikisht një herë në tre muaj në një emision direkt në televizionin lokal. Bashkia Pukë tashmë ka dhe koordinatorin për informimin që ndjek  çështjet e transparencës me publikun, dhe mendoj se  Puka dhe pukjanët nuk kanë pasur ndonjëherë më parë këtë nivel transparence.

Cilat janë 3 sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?

Sfidat  kryesore  të bashkisë  Pukë janë   zhdukja e nepotizmit  dhe rritja  e përgjegjësisë ndaj punës në mënyrë që t’i afrojmë  shërbimin më të shpejt  qytetarëve, gjë  të  cilin e kam kërkuar dhe do të vazhdoj ta kërkoj gjithnjë. Përmirësimi i infrastrukturës  në  qytet dhe  fshat për të  cilën ka filluar puna dhe momentalisht po operojmë me katër projekte që  jo vetëm sjellin përmirësimin e infrastrukturës, por  zvogëlojnë dhe shkallën e papunësisë.

Një  tjetër  pikë  është  dhe  rivitalizimi i shërbimit  spitalor një shërbim jetik për qytetarët e Pukës. Ne mendojmë për  përshtatjen e Spitalit të Pukës në një spital për kurimin e sëmundjeve të brendshme  si një mundësi e mirë për të gjithë ata që vuajnë nga të tilla sëmundje  nisur dhe nga klima kurative që ka qyteti i Pukës. E kemi adresuar tek qeveria këtë  sfidë dhe shpresojmë tek mbështetja për realizimin e kësaj ëndrre jo vetëm për mua, por për të gjithë pukjanët. Ky spital planifikohet të shërbej në nivel kombëtar dhe ma besonin  rezultatet e tij do të ishin të menjëhershme.

Bashkia juaj përfshin një territor malor dhe me probleme të trashëguara. Cilat kanë qenë ndërhyrjet që keni bërë në infrastrukturë në vitin e parë të mandatit tuaj?

Problemet  infrastrukturore janë të  shumta, dhe ndërhyrja  bëhet gjithnjë e më e vështirë kur mendon borxhet e trashëguara. Aktualisht janë kryer të gjithë ndërhyrjet emergjente, ku sot  nuk ka fshatra që vuajnë për ura, rrugë, mullinj bloje apo dhe kanale  vaditëse, këtu flas kryesisht për fshatrat e thellë ku nuk ishte vënë dorë prej 25 vitesh. Po kështu një pjesë e fshatrave të Njësisë Administrative Qelëz që as që e ëndërronin rrugë  tashmë po i gëzohen asaj. Bëhet  fjale për  fshatrat  Buzhal, Levrushk etj.

Një ndër pasuritë kryesore të bashkisë suaj është ajo pyjore. Çfarë keni bërë gjatë këtij viti në drejtim të ruajtjes e pasurimit të pyjeve?

Menjëherë  në përputhje me legjislacionin në fuqi është ngritur  struktura për  Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Pyjeve dhe Kullotave ku në këtë  sektor  janë emëruar  gjashtë inxhinierë pyjesh dhe  katër  teknikë.  Rezultatet kanë qenë të menjëhershme sidomos në të ndalurit të shkatërrimit të pyjeve, ndërsa kemi përgatitur  20 projekte përmes të cilave synojmë mbjelljen e sipërfaqeve të reja pyjore, të cila prej 20 vitesh janë lënë në harresë edhe pse Puka ka sipërfaqen më të madhe  të  pyjeve në Shqipëri  ndaj dhe jo më kot njihet ndryshe  dhe  si  Kryeqyteti i Pyjeve. Në kuadër të këtyre masave po shikojmë mundësi e  angazhimit  të vëzhguesve  kundër zjarreve në pyje ndërsa  është bërë një plan i veçantë masash  për mbrojtjen e tyre. Deri tani ja kemi arritur qëllimit  pasi nuk kemi pasur asnjë rast  zjarri në pyje përkundër temperaturave të larta të këtyre ditëve.

Si paraqitet furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve të bashkisë suaj si dhe sistemi i kullimit e vaditjes?

Qyteti i Pukës  këtë vit ndryshe nga vitet e mëparshme  do të ketë furnizim me ujë 24 orë edhe gjatë stinës së verës. Kemi marr  të gjithë masat dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit do të jetë në gatishmëri deri në shtatorin e ardhshëm. Shumë nga qendrat e Njësive Administrative kanë furnizim me ujë, por kërkohen ndërhyrje  drastike si pasojë e mungesës së investimeve në rrjet dhe veprat e marrjes.  Problem shqetësues  mbetet  Njësia Administrative Luf Qerret ku kemi bërë një zgjidhje emergjente momentalisht, por  kërkohen investime. Sa i përket rrjetit vaditës problem mbetet  sërish  sipërfaqja  e tokave  në  Luf Qerret  ku  si pasojë  e  amortizimit  të kanalit  vaditës tek i cili duhet të ndërhynte  Bordi i Kullimit  deri tani  nuk  ka  një ndërhyrje përkundër  kërkesave të vazhdueshme nga ana  jonë.

Keni trashëguar një borxh financiar nga paraardhësi. Çfarë ka ndodhur me këtë borxh dhe si ka vepruar administrata e bashkisë së re?

Borxhi që  kam  gjetur  është  në vlerën e 62 milion lekëve të reja, por  kjo nuk  na ka  penguar  që ne të  vijojmë  punën përkundër  faktit  se  shpesh përballemi me urdhër- sekuestro nga ana e  përmbarimit. Aktualisht  për  shifrën e këtij borxhi  jemi në negociata me Ministrin e Financave  dhe shpresojmë që me angazhimin dhe të vetë kryeministrit, z. Rama  të arrijmë një zgjidhje  që  dhe Bashkia e Pukës të dal nga kjo situatë, pasojë e keq-menaxhimit  disa vjeçar.

Një ndër premtimet tuaja ka qenë mbështetja e biznesit të bimëve medicinale, frutave të egra dhe përpunimit të prodhimeve blegtorale. Çfarë keni bërë konkretisht gjatë këtij viti në këtë drejtim?

Kjo  pikë  që  ka  të  bëjë  me  shfrytëzimin e  resurseve tona vijon të mbetet  një objektiv që po realizohet  dita ditës. Aktualisht  ne  kemi tërhequr  disa  investitorë  të  cilët  operojnë në grumbullimin e bimëve medicinale. Shumë familje këtë  vit  krijuan të ardhura përmes mbledhjes së dredhëzave të egra, do të  fillojnë fushata tjetër me manaferrat dhe bimë te tjera që po i marrin këto operator që i kemi tërhequr. Po punojmë dhe për nxitjen e ndërtimin të një qendre grumbulluese dhe përpunuese në  territorin e Bashkisë së Pukës.

Çfarë ka bërë bashkia në drejtim të strehimit të të pastrehëve në objektet në pronësi të saj.

Kemi përgatitur projektet  dhe përcaktuar  zonat  ku mund të  ofrohet  një mundësi për familjet e pastreha. Mendojmë se deri në  fund të këtij muaji Bashkisë së Pukës i jepet një fond  për  adaptimin e  disa  mjediseve për strehimin e 12 familjeve më në nevojë.

ABOUT THE AUTHOR

Anila Dushi

Anila Dushi punon si korrespondente e gazetës Shekulli në qytetin e Shkodrës.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.