Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Interview31 Aug 2016

Majlinda Bufi: Si po përballemi me ndotjen, ujin e pijshëm dhe papunësinë

Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Roskovecit, BIRN Albania intervistoi kryetaren e Bashkisë Znj.Bufi lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.

Author: Arben Velo | BIRN | Roskovec
Print

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi gjatë një aktiviteti.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi gjatë një aktiviteti.

Cilat janë tre arritjet/premtimet kryesore që ju i mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë Roskovec?

Unë besoj që programi që unë kam paraqitur përgjatë fushatës  elektorale në zgjedhjet e një viti më parë dhe që më pas është kthyer në një dokument pune bazë, ishte dhe është një program pune bazë, i hartuar mbi nevojat më emergjente të qytetarëve të Bashkisë Roskovec. Nëse do të përcaktoje tre nga arritjet mes të tjerave do të përmendja: a)-Fillimi i zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore aq shumë të munguar (bëhet fjalë për rrugën në Kurjan, rruga në Vlosh, në Ngjeqar, unaza e qytetit, rruga në Jagoinë, në Velmish etj). b)- Zgjidhja e problemit të ujitjes për pjesën fushore  të fermerëve pjesë e Bashkisë, që janë në gati 80% të territorit të saj.  (Përmend këtu projektin e  Bankës Botërore për rrjetin ujitës dhe ndërtimi i katër stacioneve të pompimit nga lumi i Semanit). c)-Ndërgjegjësimi i banorëve në pagesën e taksës lokale. Rritja e të ardhurave vendore  nga 30% në momentin e parë, në shifrën e 55% që ndodhemi gjatë këtyre momenteve që flasim.

Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?

Hartimi dhe miratimi i  disa dokumenteve të rëndësishme si Plani  Pjesor Vendor i Qendrës së qytetit, ndërtimi i shtatores së “Bukuroshes së Strumit”, projekti i Bankës Botërore për ujitjen, diskutimi i taksave lokale të prapambetura, kërkonin si në drejtimin ligjor, por edhe atë moral përfshirjen e qytetarëve në diskutime dhe debate reale. Këto dëgjesa publike të realizuara me grupe të ndryshme interesi, kanë rritur  interesin  e qytetarëve dhe njëherë përgjegjësinë e stafit të administratës që unë drejtoj ndaj tyre

Cilat janë tre sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?

Sfida e parë është dhe ngelet punësimi. Në këtë drejtim ne jemi ende duke menduar dhe punuar  se cila do të jetë politika për uljen e nivelit të papunësisë si dhe përmirësimin e treguesve në këtë drejtim.  Sfida e dytë është ndotja dhe mbrojtja e ambientit. Këto janë çështje të ndjeshme sidomos për Marinëzën dhe zonat përreth.  Sfida e tretë është furnizimi me ujë të pijshëm sidomos për zonën e Marinëzës, por  pa harruar këtu  menaxhimin e ujit në të gjithë Bashkinë Roskovec.

A ka marrë bashkia e re të ardhura nga renta minerare e naftës dhe nëse po, sa janë këto të ardhura e përse janë përdorur?

Po Bashkia Roskovec është përfituese e rentës minerare për shkak të vendburimit të naftës në Marinëz. Shuma e përfituar deri tani është  42 milionë lekë  dhe është marrë në muajin Tetor të vitit  2015. Një pjesë e kësaj shume është zbatuar në projektin e KUZ në fshatin Marinëz ndërsa një pjesë tjetër me KUZ në fshatin Kuman. Këto investime janë planifikuar me tre faza dhe brenda tre viteve mbyllet përfundimisht projekti dhe problemi i shumëvitshëm në këto fshatra, pjesë e bashkisë Roskovec

Çfarë mbështetje po jep Bashkia për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë e sidomos në mirëmbajtje të sistemit kullues? Si po ecet në drejtim të nxitjes së tregtimit dhe promovimit të produkteve bujqësorë, blegtoralë e veçanërisht ullirit dhe vajit të ullirit?

E përmenda  edhe më lart që Bujqësia  është një nga prioritetet kryesore të bashkisë Roskovec

Sistemi i ujitjes përmes projektit të Bankës Botërore dhe SP-it (gjithësej katër) i financuar edhe nga të ardhurat e bashkisë deri në sezonin e ardhshëm do të jetë i përfunduar për zonën fushore.  Sfida jonë është menaxhimi i këtij shërbimi. Për kullimin kemi hatuar listat më emergjente të kanaleve dhe ka filluar puna për  pastrimin e tyre. Mirëmbajtja është planifikuar si domosdoshmëri. Grumbullimi dhe magazinimi i produkteve është një tjetër sfidë që duhet mbështetur. Vaji i ullirit prodhim i pemës së ullirit  në zonën kodrinore është mjaft i zhvilluar si produkt. Përmirësimi i infrastrukturës  rrugore  që tashmë ka filluar dhe markimi i produktit është sfida e radhës  për këtë zonë.

Çfarë hapash do të ndërmerrni gjatë pjesës së mbetur të mandatit tuaj lidhur me menaxhimin embetjeve urbane dhe ujërave të ndotur?

Menaxhimi i mbetjeve urbane përmes ndërtimit të një grope të re ekologjike dhe me kapacitet më të madh është detyra e radhës. Jemi duke planifikuar një zgjidhje definitive, përfundimtare që duhet të marrë ky problem dhe  sidomos largimi përfundimtar  i mbetjeve nga Marinëza.

Kemi hartuar marrëveshjen trepalëshe mes Bashkive Fier – Patos – Roskovec për ndërtimin e landfillit në funksion të këtij problemi, por sfida e jonë është menaxhimi i mbetjeve urbane në territorin tonë përmes grumbullimit selektimit dhe më pas përpunimit  në këtë pikë të përbashkët depozitimi.

 

 

 

ABOUT THE AUTHOR

Arben Velo

Arben Velo është gazetar në qytetin e Fierit.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.