Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
News30 May 2017

Rihapja e koncensionit të Kalivaçit shuan shpresat për një Vjosë pa hidrocentrale

Qeveria shqiptare ka anuluar punimet e hidrocentralit të Kalivaçit nga kompania Kalivaçi Green Energy e biznesmenit italian Becchetti, megjithatë Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka nisur menjëherë procedurat për gjetjen e një investitori të ri në Kalivaç.

Author: Ivana Dervishi | BIRN | Tiranë
Print

Punimet për një HEC në Vjosë në Bençë të Tepelenës. Maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Punimet për një HEC në Vjosë në Bençë të Tepelenës. Maj 2016. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa, po rrjedh aktualisht i lirë nga HEC-et të paktën për disa muaj, pasi qeveria shqiptare vendosi anulimin e kontratës për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit nga kompania italiane Kalivaçi Green Energy.

Pas 20 vjetësh zvarritje dhe ndërprerje punimesh, që nga dhënia e lejes për hidrocentralin e Kalivaçit në vitin 1997, punimet kanë ndaluar në masën 30 për qind, ku lumi i Vjosës mbetet i paprekur.

Kjo i ka dhënë banorëve të zonës dhe organizatave të mbrojtjes së lumenjve në Shqipëri dhe Europë shpresën për kthimin e Vjosës në Park Kombëtar, një premtim ky gjithashtu i kryeministri Edi Rama.

“Anulimi i kontratës ekzistuese e bën Vjosën ligjërisht të lirë nga HEC-et dhe ofron një mundësi të artë për të shpallur Vjosën si Parku u parë i një Lumi të Egër në Europë” tha Olsi Nika, koordinatori i fushatës për mbrojtjen e Vjosës në Shqipëri pranë EcoAlbania.

Megjithatë, Ministria e Energjisë dhe Industrisë hapi më 26 maj procedurat për një koncension të ri të Kalivaçit duke i lënë kohë kompanive deri më 18 korrik 2017 për t’u futur në lojë.

Kontrata parashikon “ndërtimin e hidrocentralit të tipit me dige, në afërsi të fshatit Kalivaç, rrjedhën e poshtme të Lumit Vjosë” ndërsa kohëzgjatja e koncensionit është 35 vjet.

“Qeveria ka vendosur të hapë procedurën e koncesionit, në kundërshtim me vullnetin e pushtetit vendor dhe komunitetit, aktorëve kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne do ta kundërshtojmë fuqimisht këtë projekt dhe do të vazhdojmë betejën për Vjosën e lirë, pa diga!”, shtoi Nika.

Kalivaçi hapi në vitin 1997 kalvarin e hidrocentraleve në lumin Vjosë, të cilin shkencëtarët shqiptarë dhe ndërkombëtarë e vlerësojnë si të pasur me biodiversitet dhe si të domosdoshëm për t’u mbrojtur dhe për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme.

Në vitin 2009 u shfaqën problemet kryesore mes investitorit kryesor italian Becchetti Group, partneritetit me Deutsche Bank dhe nënkontraktorit “C.A.E” sh.p.k.

Planet e qeverisë shqiptare për hidrocentrale në Vjosë vazhdojnë edhe me hidrocentralin e Poçemit, ndërtimi i të cilit u anulua me vendim të Gjykatës Administrative në fillim të majit, vendim të cilin ministria e ka apeluar.

Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është kritikuar disa herë për qasjen e saj zhvillimit shfrytëzues dhe jo të qëndrueshëm ndaj lumenjve më të rëndësishëm të vendit, të cilët kanë potenciale të mëdha turistike. Aktualisht, mjedisorët po kundërshtojnë ndërtimet e HEC-eve në Vjosë dhe së fundmi banorët e luginës së Valbonës ngritën në gjykatë kërkesën e anulimit të HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës.

ABOUT THE AUTHOR

Ivana Dervishi

Ivana Dervishi është gazetare e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.