Sistemi i adresave në Tiranë deri në vitet 2010 kaotik, në këto shtatë vitet e fundit ka bërë përmirësime të dukshme, megjithatë panoramat e zakonshme nga rruga tregojnë se ende shumë punë mbetet për të modernizuar orientimin e qytetarëve.
Tabelat me emrat e rrugëve janë instaluar shpesh në vende të padukshme për syrin si ballkone shtëpish, mure të larta, skuta lagjesh ose në raste të tjera janë të dëmtuara apo të mbuluara prej mbingarkesës së reklamave të bizneseve.

Një tabelë rruge në një faqe muri me reklama dhe një seri koshash plehrash. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Dy tabela me emra rrugësh pas një rrethimi të një ndërtese në punim e sipër. Tiranë 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Një tabelë rruge, emri i të cilës duket pjesërisht prej mbulimit të dekorimit të një restoranti. 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Shumë kablla telefoni dhe interneti kanë mbuluar tabelën e një rruge në Tiranë. 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Emri i një rruge i instaluar në një pallat hyrja e të cilit është larg nga rruga dhe e mbyllur me një derë. 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Tabela e rrugës Qemal Stafa e vandalizuar nga një grupim kundër refugjatëve. 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN

Tabela kombëtare orientuese e zonës së Dajtit në Tiranë e mbuluar prej pemëve të Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë. 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN







