Përpjekjet e vazhduara të arkeologëve nënujorë shqiptarë sollën identifikimin e piroskafit italian “Albano”, i mbytur në gjirin e Durrësit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një kitarrë e përdour për 22 vjet në burgjet e diktaturës ka qenë të dielën protagoniste e koncertit me temë “Në kërkim të muzikës së humbur”, që u organizua në Durrës në kuadër të Bienales “Netët e Muzikës Klasike”.
Përfaqësuesit ligjorë të shoqërisë civile që kërkojnë anullimin e projektit dhe mbrojtjen e zonës, janë përballë 13 palëve ndërgjyqëse që përfaqësojnë agjenci të ndryshme shtetërore, ndërsa shohin me shqetësim se çështja shtyhet ndërsa punimet për projektin vazhdojnë.
Monumenti i Mujo Ulqinakut, vepër e skulptorit Kristaq Rama, u hoq sot (5 qershor) nga qendra e Durrësit ndërsa autoritetet nuk sqarojnë se ku kanë ndër mend ta çojnë këtë monument.
Rruga e plazhit është në rikonstruksion të përhershëm ndërsa sheshi i portit gjendet në ndërtim duke shkaktuar bllokim trafiku dhe pluhur. Shoqëruar kjo me fushatën zgjedhore, sezoni turistik duket paksa i vështirë.
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë ka vendosur këto ditë ruajtjen dhe integrimin e strukturave arkeologjike të zbuluara në katër muajt e fundit gjatë punimeve për realizimin e projektit “Veliera” në sheshin pranë portit detar të Durrësit.
Punimet e skulptorit Qazim Kërtusha në dru, qeramikë, mermer dhe bronx, si dhe vizatimet e tij do të ekspozohen së bashku me trashgiminë arkelogjike të punuar nga mjeshtrat antik.
Gjatë viteve të fundit, përplasja mes pallateve të betonit dhe arkeologjisë është “zgjidhur” në disa raste duke lënë rrënojat e lashtësisë në bodrumet e pallateve. A do të ketë të njëjtin fat edhe zbulimi arkeologjik poshtë “Velierës”?
Arkeologët janë pranë fundit të gërmimeve mbi një sipërfaqe prej 285 metra katrore të rrënojave të zbuluara nga gërmimet e projektit të velës prej betoni. Gërmimet zbuluan një ndërtesë otomane, në të cilën janë përdorur gurë të periudhave shumë më të hershme, bashkë me topa e gjyle guri mesjetare. Këshilli Arkeologjik Kombëtar do të duhet të vendosë se si do të veprohet më tutje.
Projekti i bashkisë Durrës për një shesh të ri prej betoni në hyrjen e portit detar ka hasur në kundërshtinë e qytetarëve, arkitektëve dhe të shoqërisë civile- ndërsa gjykata administrative i dha të drejtë shqetësimit të shoqërisë civile duke vendosur pezullimin e punimeve.