Me këshillën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria po përpiqet të ecë drejt taksimit të pronave sipas vlerës. Është një çudi që në një vend ku shteti nuk ka ofruar tituj pronësie për pjesën më të madhe të pronave, i njëjti shtet të kërkojë zbatimin e një takse të tillë, e cila mbart kosto të larta shoqërore për disa grupe dhe duket se është tërësisht jashtë realitetit shqiptar për një pjesë të madhe të popullsisë.
Kryetari i Entit Rregullator të Ujit Ndriçim Shani i tha BIRN se megjithëse kërkesa e UKT shkel rregulloret e këtij enti, ai ka ndër mend “të bëjë tolerancë” dhe të shqyrtojë dosjen në shkelje të rregulloreve që vetë ERRU ka aktualisht në fuqi.
Bashkia e Tiranës pritet t’i kërkojë Entit Rregullator të Ujit lejimin e rritjes së tarifave të furnizimit me ujë në kryeqytet me 44%, për të mbuluar investimet për rinovimin e rrjetit, për shtimin e reklamave të ujësjellësit si dhe për “komisione bankare”, ndërkohë që kostot e personelit e shpenzime të tjera operative do të mbeten të larta.
Një kërkesë e pazakontë ka mbërritur në Autoritetin e Konkurrencës nga një agjenci funerale në Berat, e cila ankohet se një kompani e kontraktuar nga bashkia për mirëmbajtjen e varrezave ka krijuar efektivisht një monopol duke vendosur tarifë ekstra për konkurrentët.
Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten (5 maj) se ka vendosur të tërheqë kandidatin e partisë Socialiste për postin e kryebashkiakut të Kavajës më 7 maj, një ofertë tjetër për kompromis me opozitën për zgjedhjet e 18 qershorit.
Gjatë një dëgjese publike të premten, banorët e qytezës së vogël buzë detit Adriatik,duartrokitën një mega-projekt për ndërtimin e pallateve dhe hoteleve të kompanisë ‘Mabetex,’ duke bër një vesh shurdh dhe sy qor ndaj paralajmërimeve të disa aktivistëve mjedisorë për rrezikun që i kanoset parkut kombëtar të Karavastasë.
Një monitorim i kryer nga BIRN gjatë muajit qershor zbuloi se më pak se gjysma e detyrimeve ligjore në lidhje me të drejtën për informim dhe transparencën aktualisht respektohen nga 61 njësitë e pushtetit vendor, pjesërisht për shkak të mungesës së njohjes së ligjeve dhe pjesërisht për shkak të mentalitetit të administratës së mbyllur për publikun.
Gjatë gjashtë muajve të fundit, BIRN organizoi një seri me takime në të gjithë Shqipërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve në lidhje me punën e kryebashkiakëve të rinj. Shqetësimet dhe pyetjet e qytetarëve iu paraqitën 59 kryebashkiakëve, shumica dërrmuese e të cilëve u përgjigj. Por kryebashkiakët e Durrësit, Elbasanit, Mirditës, Tiranës dhe Vlorës refuzuan kërkesat e BIRN për t’u intervistuar. Këto janë pyetjet pa përgjigje të këtyre kryebashkiakëve.
Grupi i këshilltarëve të opozitës në Bashkinë e Tiranës dorëzuan një kallëzim penal për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e akuzuar atë për shkelje të shumta në krijimin e Eco Tirana dhe në menaxhimin e mbetjeve të qytetit të Tiranës.
Pasi 17 vjeçari Ardit Gjoklaj u gjet i vdekur në landfillin e Sharrës të dielën e kaluar, opozita i kërkoi llogari kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me akuza politike duke refuzuar të komentojë se çfarë bënte një kompani private në Sharrë dhe se çfarë marrëdhënie ligjore ka bashkia me kompaninë 3R – administratori i të cilës është shpallur në kërkim nga policia.