Projekbuxheti afatmesëm i propozuar nga kryebashkiaku Milaim Damzi u rrëzua, ndërsa ky i fundit nuk ka më shumicën në këshillin bashkiak pas prishjes së koalicionit PS-LSI. Socialistët akuzojnë Damzin për punësime e shkarkime partiake dhe lista selektive dëmshpërblimesh.
Përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Lëvizjs Sociliste për Integrim kanë shkëmbyer akuza të ndërsjellta pas kërcënimit të kryebashkiakut të Bulqizës për shkarkimin e disa punonjësve të njësisë vendore Gjoricë, që sipas tij i kërkonin banorëve votën në këmbim të ndihmës ekonomike.
Deri në mesditën e të hënës, grupet e shpëtimit nuk kanë arritur të hyjnë në thellësinë e minierës, ku tri minatorë kinezë rezultojnë të bllokuar.
Shpërthimi i gazit në pusin 7, që menaxhohet nga koncesionari Albchrome ka bllokuar të paktën tre minatorë në thellësinë 1500 metra, ndërsa tre të tjerë u plagosën lehtë. Aksidenti i dytë në minierat e vendit në 10 ditë.
Një vit pas afatit ligjor, zgjedhja e 15 kryetarëve të fshatrave mbahet ende e bllokuar, pasi kandidatët e votuar nga komuniteti nuk i përkasin krahut politik që drejton bashkinë e Bulqizës.
Kryetari i Bashkisë së Dibrës Muharrem Rama do të qeverisë këtë bashki për tri vitet e ardhshme dhe sakaq ka një listë punësh, nga riparimet e shkollave dhe rrugëve te kanalet vaditëse dhe pritat kundër erozionit të tokës.
Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Klos, BIRN Albania intervistoi kryetarin e Bashkisë Z. Çupa lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.
Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Bulqizës, BIRN Albania intervistoi kryetarin e Bashkisë Z.Damzi lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.
Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Matit, BIRN Albania intervistoi kryetarin Bashkisë Z. Rizvani lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.
Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21 Qershor 2015, BIRN Albania intervistoi kryetarin e zgjedhur të bashkisë Klos lidhur me shqetësimet e ngritura nga banorët. Më poshtë janë regjistruar premtimet e Z. Çupa lidhur me mandatin e tij katërvjeçar.