Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Interview31 Jul 2016

Rajmonda Balilaj: Mungesë fondesh për bujqësinë, po punojmë për plane dhe strategji

Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Patos, BIRN Albania intervistoi kryetaren e Bashkisë Znj.Balilaj lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.

Author: Arben Velo | BIRN | Patos
Print

Rajmonda Balilaj, kryetare e bashkisë Patos

Rajmonda Balilaj, kryetare e bashkisë Patos

Cilat janë tre arritjet/premtimet kryesore që ju i  mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë Patos?

Fillimisht ju falënderoj për  mundësinë që më jepni për të bashkëbiseduar me lexuesit tuaj, por edhe me bashkëqytetarët e mi. Që në fillim të nisjes së mandatit tim kam pasur në qendër të vëmendjes bashkëqytetarin dhe shqetësimet e tij. Ndërsa kemi punuar si administratë që të plotësojmë sa më shumë dhe më mirë interesat qytetare mund të them se  tre nga arritjet tona në këtë  vit të parë qeverisjeje janë: Infrastrukturë me parametra urbane, administratë sa më pranë qytetarëve dhe  gjallërimi i jetës sportive dhe artistike.

Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?

Përpjekjet tona janë maksimale, jo vetëm për të punuar, por edhe pasqyruar te komuniteti atë që ne kemi bërë nëpërmjet: Pjesëmarrjes qytetare, transparencë institucionale dhe llogaridhënies për qytetarët. Këto  janë shtylla ku mbështeten vlerat e institucionit tonë.

Pjesëmarrja qytetare nxitet përmes grupeve të interesit, si komisioni qytetar, grupi rinor këshillimor apo takime dhe dëgjesa në zbatim të Ligjit nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, ku praktikë e institucionit tonë është dëgjesa dhe konsulta publike me aktorët e interesit përpara investimeve, në hartimin e paketës fiskale, hartimin e projekt-buxhetit etj. Lidhur me transparencën institucionale, në kuadër të projektit PLGP të USAID, është rindërtuar faqja zyrtare e bashkisë e cila tashmë është e aksesueshme për vizitorët online, ku po punohet nga specialistët për ngarkimin e materialeve të detyrueshme dhe të rëndësishme për informimin e publikut. Pritja e qytetareve në çdo një javë në bashki dhe në Njësitë Administrative me Kryetarin e Bashkisë shërben për të qenë më në kontakt me problematikat që i shqetësojnë.

Cilat janë tre sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?

 Mbi të gjitha  kemi si sfidë përballimin e  dinamikës dhe fushës së zgjeruar të veprimtarisë, si nga ana e titullarit edhe nga ana e stafit, por edhe  mungesën e kapaciteteve të burimeve njerëzore. Burimet njerëzore janë resursi më i madh i institucionit ku nëpërmjet një strukture efektive dhe trajnimeve të vazhdueshme, do të mundësohet rritja e kapaciteteve dhe cilësisë e performancës. Për të përballuar këtë sfidë, e cila i tejkalon detyrat institucionale, por është dhe  tregues i qartë i arritjes së standardit që të kushtëzon reforma administrative ne po përpiqemi të ndërtojmë një realitet të ri, ku të mbizotëroj mendësia e re, me strukturat ekzistuese.

Së dyti mungesa e  planeve të zhvillimit të territorit dhe përshtatja  e objektivave të planeve të veprimit dhe strategjive afatmesme dhe afatgjata me ndarjen e re territoriale. Mungesa e planit të përgjithshëm vendor të zhvillimit të territorit, si dhe strategjive afatgjata ka kushtëzuar punën tonë në plane operacionale afat shkurtra. Duke punuar për plane vendore, strategji dhe objektiva si instrumente të zhvillimit afatgjatë, do të synohet një integrim më i mirë i zhvillimit urban me atë rural, përsosjen e shërbimeve dhe integrimin e banorëve, kryesisht banorëve  të komunave bashkëngjitur bashkisë me shërbimet e ofruara, kjo sipas standardit të ri. Mungesa e infrastrukturës në bujqësi dhe investimeve në këtë fushë vazhdojnë të jenë sfidë me të cilën përballemi. Kjo përmbledhje sfidash kërkon jo vetëm angazhimin institucional,vendor dhe qendror, por edhe mirëkuptimin e qytetarëve për rritjen e burimeve financiare dhe administrimin e tyre duke i orientuar drejt projekteve në fushën e bujqësisë dhe të blegtorisë sipas karakteristikave të zonës.

A ka marrë Bashkia e re të ardhura nga renta minerare e naftës dhe nëse po, sa janë këto të ardhura e përse janë përdorur?

Po,  ne kemi përfituar dhe kemi  marrë të ardhura nga renta minerare. Duke qenë se bashkia  jonë ka nën juridiksion të vet një fushë naftëmbajtëse kemi arritur të përfitojmë një rentë  minerare me një  vlerë prej  66,367,865 milion lekë.  Kjo shumë e përfituar sipas ligjit  është shpërndarë në buxhetin e miratuar nga ana e këshillit bashkiak, pra në buxhetin vjetor të bashkisë  në zërat investime lokale  dhe në shërbime.

Çfarë hapash konkret keni ndërmarrë për pastrimin dhe rehabilitimin e zonave të ndotura naftë-mbajtëse ose ish-industriale? Cilat vatra ndotjeje kanë marrë më shumë prioritet?

Janë marrë një sërë masash në këtë drejtim. Mund të përmend fushatat e pastrimit nëpërmjet bashkëpunimit me organizata të ndryshme dhe ndërmarrjet në varësi të bashkisë. Kjo për të rehabilituar zonat e ndotura. Vatrat të cilat kanë marrë më shumë prioritet dhe vëmendje nga ana e jonë, janë sidomos vendet  ku është kryer derdhje e pakontrolluar e hidrokarbureve. Por nga ana tjetër ne jemi në një  komunikim të vazhdueshëm  me operatorët që kryejnë procese pune, kjo me qëllim që ata të marrin masat  në parandalimin e derdhjeve, por edhe në rehabilitimin e plotë  të zonave që kanë  një ndotje të akumuluar ndër vite.

Çfarë mbështetje po jep bashkia për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë e sidomos në mirëmbajtje të sistemit kullues?

Siç e theksova me lart një nga sfidat tona është përmirësimi i infrastrukturës në bujqësi. Kjo pasi  ne kemi trashëguar një sistem kullimi dhe vaditjeje, mund të themi, inekzistent. Kemi ndërmarrë një fushatë të pastrimit dhe rehabilitimit të kanaleve ekzistuese të kullimit për t’i sjellë ata në parametra eficent. Edhe pse mund të themi pa frikë që fondet e akorduara në këtë drejtim janë të pamjaftueshme. Bashkia nga ana e saj ka kontraktuar vetëm për blerje karburanti me këto fonde dhe bazë materiale duke zgjedhur si rrugë  bashkëpunimin me bizneset për  mjetet. Nga ana tjetër ne kemi ndërmarrë edhe disa politika fiskale vendore, si masa lehtësuese për fermerët. Kjo për të nxitur prodhimin nëpërmjet sipërmarrjeve në fushën e bujqësisë.

A po zbatohet strategjia juaj lidhur me zhvillimin e transportit publik  mes komunave përbërëse të kësaj bashkie?

Aktualisht ne po punojmë për të përmirësuar transportin publik inter-urban ndërmjet bashkisë Patos dhe bashkisë Fier. Kemi realizuar një  marrëveshje të përbashkët mes nesh me qëllim rritje të standardit të këtij shërbimi në favor të qytetarëve. Nga ana tjetër po studiohet mundësia  dhe mënyra e zgjerimit të shërbimit urban publik me dy njësi administrative. Aktualisht po punohet me projekte infrastrukture rrugore për të mundësuar shtrirjen e shërbimit urban.

Çfarë hapash keni ndërmarrë gjatë vitit të parë të mandatit tuaj lidhur me menaxhimin e mbetjeve urbane dhe ujërave të ndotur?

Kemi arritur të realizojmë në këtë drejtim shtimin e numrit të vendgrumbullimeve të mbetjeve urbane familjare si në qytet, ashtu edhe në disa fshatra pjesë përbërëse tashmë të bashkisë së re. Po kështu kemi shpeshtuar largimet e mbetjeve ditore nga vendgrumbullimet kjo saj edhe blerjes së një mjeti të ri teknologjik. Nga ana tjetër kemi sistemuar vendgrumbullimet e mbetjeve në Mazarent dhe në zonën e Zharrëzës. Paralelisht jemi duke vënë në zbatim një projekt për zgjerimin e vend-grumbullimit të mbetjeve në Mazarent, i cili do të zhvillohet nga një sipërmarrës vendas duke rritur standardin e depozitimit. Por puna e jonë nuk është ndalur këtu pasi krahas masave të mësipërme kemi nënshkruar një marrëveshje rajonale midis të tre bashkive për sigurimin e një projekti afatgjatë të trajtimit të mbetjeve urbane në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mjedisit.

Gjithashtu po zbatohet një mini-projekt në administratë duke zbatuar ndarjen e diferencuar të mbetjeve letër, plastikë dhe mbetje organike duke shërbyer ky mini-projekt edhe si një aktivitet sensibilizues. Krahas këtyre që thashë janë ndërmarrë  disa aktivitete, në bashkëpunim dhe me  organizata mjedisore dhe nxënës të shkollave të bashkisë, për pastrimin e qytetit dhe zonave të veçanta për të rritur sensibilizimin qytetar.

Për sa i përket ujërave të ndotur janë hartuar disa projekte zonale për sistemin e  kanalizimeve të ujërave të ndotura për të cilat është aplikuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës Kanalizimeve për financim. Ne mirë mbajmë çdo vit me fonde të përcaktuara në buxhet sistemin aktual të ujërave të ndotura, sigurisht që kemi zgjeruar rrjetin e kanalizimeve të ujërave të ndotura nëpërmjet projekteve në infrastrukturën rrugore. Në zonat rurale ku nuk ekzistojnë sistemet e kanalizimeve kemi bashkëpunuar me banorët dhe drejtuesit e tyre të zgjedhur për trajtimin e ujërave të ndotura në gropat e tyre septike. Në projektin tonë është zgjerimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza edhe në njësitë administrative të bashkisë.

ABOUT THE AUTHOR

Arben Velo

Arben Velo është gazetar në qytetin e Fierit.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.