Veriu i Shqipërisë i bllokuar nga dëbora (Fotogaleri)
Reshjet e dëborës, të rikthyera gjatë 24 orëve të fundit kanë mbuluar gjithë vendin. Fshatra të tëra, në Veri të Shqipërisë, janë të bllokuara. Akset nacionale janë të kalueshme por përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm. Shumë qytete vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe e energjisë elektrike. Gjatë ditës së premte kanë vijuar operacionit e Shtabit të Emergjencave, ku helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dërguar ndihma ushqimore, televizorë, frigoriferë, dyshekë dhe batanije në Bashkinë Tropojë dhe në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë. Fotot: Lindita Çela
Fshat në Veri të Shqipërisë i mbuluar nga dëbora. 12 janar 2017 Foto: Lindita Çela/BIRN
Qyteti i Bajram Currit mbuluar nga dëbora. Foto: Lindita Çela/BIRN
Fshat në Veri të Shqipërisë i parë nga helikopteri. Foto: Lindita Çela/BIRN
Fshat në Veri të Shqipërisë i mbuluar nga dëbora. 12 janar 2017 Foto: Lindita Çela/BIRN Diga e Liqenit të Komanit, Fierzë, Tropojë. Foto: Lindita Çela/BIRN
Fshat në Veri të Shqipërisë i mbuluar nga dëbora. 12 janar 2017 Foto: Lindita Çela/BIRN Pilotë brenda kabinës së helikopterit që shpërndajnë ndihma në Veri të vendit. Foto: Lindita Çela/BIRN
Major Dritan Dyrmishi, piloti i helikopterit të Ministrisë së Mbrojtës. Foto: Lindita Çela/BIRN