Cilat janë 3 arritjet/premtimet kryesore qe ju i mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë?
Viti i parë i drejtimit te Bashkisë Vau Dejës, ka qënë i vështirë, ashtu si në të gjitha bashkitë e tjera të vendit për shkak edhe të Reformës Territoriale, por besoj që 3 prej objektivave kryesorë që ne kemi realizuar janë:Kthimi në sistemin e vaditjes 10.000 ha tokë bujqësore. Rikonstruksioni i Ambjenteve Shkollore. Infrastruktura Rrugore.
Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?
Pjesmarrja e publikut ne vendimmarrjen e Bashkisë Vau Dejës është tejet e rëndësishme. Gjatë këtij viti, qytetarët janë bërë pjesë e dy prej dokumenteve të rëndësishme,që janë hartuar nga Bashkinë Vau Dejës, në konsultimet publike për paketën fiskale dhe për Buxhetin e vitit 2016.
Cilat janë 3 sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?
Rikualifikimi Urban i qytetit të Vau Dejës. Bashkia Vau Dejës ka hartuar një projekt ambicioz për tjetërsimin e qëndrës së qytetit. Për këtë investim ne kemi marrë edhe mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe ky investim pritet të realizohet edhe nëpërmjet fondeve të aplikuara në Fondin e Zhvillimit të Rajoneve. Një nga sfidat kryesore të Bashkisë Vau Dejës, është arsimi në zonat e thella malore. Bashkia Vau Dejës, ka nisur tashmë një projekt për ofrimin e shërbimit për nxënësit e shkollave 9 vjeçare ne zonat malore atje ku varfëria është e ulur këmbëkryq. Nëpërmjet aseteve tona dhe me buxhetin e Bashkisë Vau Dejës ne kemi vënë në dispozicion konviktin e Shkollës së Mesme Profesionale, për akomodimin e këtyrë nxënësve të cilët do të marrin arsimin e duhur në ambjente komode dhe do të paguajnë zero lek.
Një tjëtër prioritet është ndërtimi i Kanalizimeve të Ujrave të Zeza në të gjithë territorin e qytetit të Vau Dejës. Bashkia Vau Dejës ka hartuar projektin që përfshin ndërtimin e KUZ, dhe për këtë investim ne kemi aplikuar në disa donatorë ndërkohë që ky investim do të jetë një bashkëfinancim edhe nga buxheti i Bashkisë Vau Dejës.
Cilat kanë qenë ndërhyrjet e bashkisë në rikonstruksionin e objekteve shkollore dhe qendrave shëndetësore?
Janë disa objekte të cilat janë rikonstruktuar:Shkolla fillore në Fshatin Dheu i Lehtë, shkolla 9 vjeçare në Fshatin Mali i Jushit, me buxhetin e bashkisë. Rikonstruksion i Shkollës në fshatin Mjedëështë bërë me ndihmën e Ambasadës Amerikane, ku për rikonstruksionin e saj është angazhuar Komanda e SHBA për Europën. Rikonstruksion i Shkollës 9 vjeçare në Hajmel u bë me donacione të Ambasadës Japoneze. Rikonstruksion i Qëndrës Shëndetësore ne Vau Dejës, me ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane, ku për rikonstruksionin e saj është angazhuar Komanda e SHBA për Europën.
Bashkia Vau Dejës ka një sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore dhe orientimi i saj është bujqësia.Çfarë keni bërë gjatë këtij viti të mandatit tuaj në për t’i ardhur në ndihmë fermerëve?
Bujqësia është në prioritetin tonë. E kemi deklaruar edhe gjatë fushatës elektorale dhe vijon të mbetet e tillë. Kemi nisur një proces të gjerë të pastrimit të kanaleve Vaditëse në të gjithë territorin e Bashkisë Vau Dejës. Kanale Vaditësë të cilët nuk shihnin dorën e investimit prej 25 viteshdhe me bindje mund të themi që është bërë një punë e mirë, sepse janë perfshirë në sistemin e vaditjes rreth 10.000 metër kanale vaditëse. Ndërkohe që e njëjta gjë mund të thuhet edhe për kullimin ku po ndërhyhet në rehabilitimin e kanaleve kulluese. Ndërkohë për bujqësinë Bashkia Vau Dejës, po punon dhe është në fazën përfundimtare që në bashkëpunim edhe me operatorët privat, të ndërtohet një treg i standardeve bashkëkohore për tregtimin e produkteve bujqësore. Ndërkohë që administrata e bashkisë kryesisht sektori i zhvillimit ekonomik në Bashkinë Vau Dejës, po ndërton urat e bashkëpunimit me vende fqinje dhe më gjerë për eksportin e produkteve bujqësore të zonës.
Cilat kanë qenë ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore në bashkinë Vau Dejës, gjatë vitit të parë të mandatit tuaj?
Infrastruktura ashtu siç e thamë, ka qënë prioritet i punës sonë.Vetëm gjatë 3 muajve të parë, me fondet e saj Bashkia Vau Dejës, ka rikonstruktuar 3 km rrugë në fshatin Shelqet një rrugë e cila ishte në një gjendje të mjeruar. Gjithashtu ka nisur rikonstruksioni i rrugës në zonën e Shllakut, një zonë malore e lënë ne harresë prej vitesh. Gjithashtu është rikonstruktuar rruga e Vig Mnelës si dhe është ndërtuar një urë në njësinë Administrative të Hajmelit.
A keni pasur bashkëpunime me donatorë të huaj dhe nëse po cilat kanë qenë rezultatet konkrete?
Bashkëpunimi me donatorët ka qënë tepër i rëndësishëm. Ne kemi bashkëpunuar ngushtë gjatë kësaj periudhe, me Ambasadën Amerikane, Ambasadën Zvicerane në Shqipëri, Ambasadën e Japonisë me qendër në Romë, Ambasadën Norvegjeze dhe donatorë të tjerë të huaj, të cilët gjithmonë do të kenë një mundësi dhe akses në bashkëfinancime në Bashkinë Vau Dejës.
Cili ka qenë angazhimi juaj në drejtim të ndihmës për familjet e varfra, një premtim ky i dhënë nga ju në fushatën elektorale të vitit të kaluar?
Është e vertëtë, Bashkia Vau Dejës ka disa zona të cilat janë shumë të varfra. Në këtë kuadër falë fondeve të saj, Bashkia Vau Dejës ka ndërmarrë shpesh herë nisma për furnizimin me ushqime dhe veshmbathje për këto familje. Janë rreth 500 familje të cilat kanë përfituar nga këto ndihma, edhe pse jam i bindur së ka ende sërish shumë për të bërë. Një bashkëpunim i ngushtë në këtë fushë ka qënë edhe me Fondacionin Hollandez “Bëj diçka të mirë” ku jemi bashkë për të ulur numrin e familjeve ekstremisht të varfra në zonën e Vau Dejësit dhe besoj se ia kemi arritur që të zbusim sado pak këtë varfëri.
Bashkia e Vaut të Dejës ndodhet në një ambient të papërshtatshëm për t’i shërbyer komunitetit që tashmë me zgjerimin e saj kërkon më shumë hapësira e standarde. Çfarë keni bërë në këtë drejtim?
Është e vertetë, kjo që ju thoni. Ambjentet e godinës së bashkisë kanë qënë tejet të amortizuara. Por që në ditët e para para një viti ne nisëm rikonstrukstruksionin e ambjenteve të godinës, falë një bashkëfinancimi me DLDP, (Kooperacionin Zviceran) për ofrimin e zyrës me një ndalesë për banorët e Bashkisë Vau Dejës dhe tashmë po bëhet e mundur edhe lidhja e këtyre zyrave me One Stop Shop (Zyrën me një ndalesë) në Bushat dhe shumë shpejt pritet të fillojë edhe ndërtimi i kësaj zyrë në njësinë administrative të Hajmelit.