Lindur më 23 Shkurt 1961, Bushat
Profesioni: Jurist
I diplomuar për Juridik në Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër, prej 19 vitesh ai drejton suksesshëm komunën Bushat. Zef Hila mund të quhet vërtet Dekani i qeverisjes vendore jo vetëm për nga jetëgjatësia në shërbim të komunitetit, por edhe për nga efektiviteti i vendimmarrjes. Gjatë katër mandatëve si qeveritar vendor, ai ka drejtuar një sërë reformash dhe projekte zhvillimi, duke e kthyer Komunën Bushat në një model të ndryshimit progresiv. Zoti Hila ka kryer shumë trajnime dhe specializime për menaxhimin dhe shkëmbim eksperiencash në pushtetin lokal në Itali, Gjermani, Poloni, Hollandë, Francë, Belgjikë, Norvegji, Angli etj.
Ai njeh në mënyrë të detajuar problemet dhe kërkesat e komunitetit dhe të gjithë zonës në Vaun e Dejës ku garon për kryetar bashkie. Ka një karrierë të hershme në PD ku nga viti 1996 është anëtar i kryesisë së PD, dega Shkodër dhe prej vitit 2014 anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
Përfaqësues i shkëlyer i traditës më të mirë të zonës, ai me kuraj, vendosmërisë dhe përkushtimit është gjithnjë në krah të banorëve që e kanë votuar edhe kur ka konkuruar i pavarur, pasi tek ai kanë gjetur njeriun e punës jo thjesht njeriun e politikës. Zefi është miku i mirë i banorëve, është familjari i përkushtuar dhe babai i dy famijëve fëmijë.