Sipas kontrollit aritmetik – logjik të deklaratave të pasurisë, kryetarja e bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami rezulton me pasuri të pajustifikuar të paktën në një vit të karrierës së saj.
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu nuk justifikon me burimet e deklaruara rreth 1.8 milionë lekë në vitin 2017, ndërkohë që rezulton edhe me borxhe të pashlyera për blerjen e një apartamenti.
Pas 12 vitesh në krye të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini largohet me një portofol pasurie të deklaruar prej 124 milionë lekësh [1.1 milionë USD]. Pasuritë e patundshme, kompanitë e biznesit dhe pronat e tjera të rrethit të ngushtë familjar.
Toka bujqësore ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për kryetarin e bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, duke përbërë më shumë se 75 % të të ardhurave familjare gjatë viteve si subjekt deklarimi.
Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi deklaron pasuri me vlerë 2.6 milionë lekë, ndërkohë që vetëm nga shitja e një makine ka siguruar fitime prej 2.3 milionë lekësh ose 23% e të ardhurave totale.
Gjatë mandatit të tij në krye të Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili ka shitur një apartament në Tiranë si dhe makinën e tij, ndërkohë që burimi i deklaruar i pasurisë është biznesi familjar dhe kontributi financiar i xhaxhait të tij, Bashkim Balili.
Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj është ndër të zgjedhurit vendorë më të pasur në Shqipëri me asete të deklaruara në vlerën e 6.5 milionë eurove, ndërkohë që deklaratave në ILDKPKI i mungon burimi i krijimit të tyre.
Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi deklaron pasuri me vlerë 8.8 milionë lekë, ndërkohë që nuk justifikon me burimet e deklaruara në ILDKPKI shtesën e pasurisë për vitet 2012 dhe 2013.
Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni deklaron pasuri me vlerë 6.5 milionë lekë në fund të vitit 2017, ndërkohë që dështon të kalojë testin e kontrollit aritmetik-logjik për vitet 2014 dhe 2016.
Kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste, Gëzim Topçiu ka tetëfishuar pasurinë e tij përmes kontratave të shit-blerjes së një sipërfaqeje toke si dhe pronave të trashëguara nga bashkëshortja.