Adrian Kokomani ka lindur në Shijak më 5.4.1967.
Është diplomuar në Akademinë e Rendit Publik në vitin 1999 dhe ka kryer shkollën 2- vjeçare të Policisë së Shtetit. Ka punuar si oficer policie me detyra të ndryshme në qarkun e Korçës si dhe oficer kontrollor në pikën e kontrollit të kalimit kufitar, Durrës.
Ka qenë administrator i shoqërive “D&A” shpk dhe “Kokomani Beton”.
Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 Kokomani ka qenë kandidat i PS-së me numër 10.