Curriculum Vitae15 Oct 2015

Artur Bushi, CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kryetari i bashkisë Krujë.

Autor: BIRN Tiranë
Printo

Artur Bushi

Artur Bushi

Lindur më 17-01-1975 ne Thumanë. Shkollën 8-vjecare e kam kryer në vendlindjen time,Thumanë. Shkollën e Mesme e kryej ne Mamurras me rezultate te shkëlqyera. Pastaj jeta ime merr rrjedhën e si shumë shqiptarëve që kërkuan një jete më të mirë jashtë Shqiperisë. Mbas disa vitesh ne Itali rikthehem në vendin tim duke ju përkushtuar studimeve universitare, ku ne 2010 diplomohem per drejtësi. Aktualisht vazhdoj studimet ne Universitetin e Tiranes për degën e Historisë. Zotëroj gjuhët e huaja Italisht dhe Anglisht. Eksperienca si Kryetar i Komunës Thumane gjate viteve 2011- deri më sot me ka bër që të njihem me vështiresitë e banorëve të Thumanës e me gjerë dhe nga kjo jam frymëzuar që të marr persipër pergjegjësine që të jem përfaqesues i rrethit Krujë në parlamentin e Shqiperisë.