Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Këlcyrë » Profili i bashkisë Këlcyrë
Profile15 Oct 2015

Profili i bashkisë Këlcyrë

Këlcyra është një zonë me peizazhe mahnitëse dhe trashëgimi historike të pasur, por ofron pak mundësi për banorët për shkak të mungesës së vëmendjes në dy dekadat e fundit.    

Author: BIRN | BIRN | Këlcyrë
Print

Harta e re territoriale e bashkisë Këlcyrë

Harta e re territoriale e bashkisë Këlcyrë

Të dhëna të përgjithshme

Zona Gjeografike: Këlcyra kufizohet në veri me bashkinë Poliçan, në lindje me Bashkinë Skrapar, në jug me bashkinë Përmet dhe Libohovë dhe në perëndim me Bashkinë Tepelenë dhe Memaliaj. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Këlcyrës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 6.113banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 12.468 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 304.65 km2, me një densitet prej 40.92 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: Këlcyrë, Ballaban, Sukë dhe Dishnicë. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Përmet dhe e qarkut Gjirokastër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 48 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu

Profili i bashkisë

Këlcyra është një qytezë e shtrirë mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë, e cila përshkohet  nga ujërat e kthjellëta të Vjosës. Zona me peizazhe mahnitëse dhe vende historike ofron pak sa i përket strukturës arkitekturore. Zhvillimet urbane pa kriter, mos-kombinimi i ndërtimeve para viteve ’90 me ato të tranzicionit dhe mungesa e një plani urban për zgjerimin kanë sjellë pasoja për qytezën e Këlcyrës.

Të ardhurat ekonomike të banorëve janë të ulëta. Ato vijnë nga aktivitete të vogla tregtare dhe shërbimi, por edhe nga bujqësia dhe blegtoria e pakët.  Këlcyra është dalluar gjithmonë për cilësinë e lartë të  frutave dhe rrushit dhe është njohur si qendër për kultivimin e rakisë dhe verës. Por kaosi në tregun shqiptar të pijeve dhe spekulimet kanë bërë që Merloti i famshëm i Këlcyrës pothuajse të humbasë në tregun shqiptar të verës.

Edhe vreshtaria ka pësuar luhatje të ndjeshme, ndërsa kantinat kanë pak peshë në ekonominë e zonës. Të ardhurat nga emigracioni kanë mbështetur mjaft familje të zonës, por rënia e tyre për shkak të krizës ka rënduar situatën ekonomike të banorëve.

Popullsia e Këlcyrës është e përbërë kryesisht nga vendas dhe të ardhur nga fshatrat përreth. Shumë banorë kanë migruar drejt Tiranës, ndërsa një pjesë e madhe e popullsisë kanë emigruar kryesisht drejt Greqisë fqinje.

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes se re

Sfida kryesore e bashkisë së re të Këlcyrës është integrimi i politikave të zhvillimit mes zonave të reja dhe Bashkisë aktuale, duke i mëshuar veçanërisht  zgjidhjes së disa problemeve. Rikonstruksioni i rrugëve, ndërtimi i urave dhe ujësjellësve, përballimi i përmbytjeve që mund të vijnë nga Vjosa apo dëmeve që shkaktohen nga erozioni konsiderohen çështje që kërkojnë ndërhyrje emergjente për rivitalizimin e bashkisë.

Bashkia e re duhet të rrisë nivelin e të ardhurave duke menaxhuar më mirë fondet pyjore dhe asetet e saj, ndërsa duhet t’u ofrojë më shumë mbështetje shtresave në nevojë.

Bashkia do duhet të përballojë nevojat  e sektorit arsimor, sidomos për përmirësimin e mjediseve të shkollave, rikonstruksionin e godinave dhe ngrohjen e tyre gjatë dimrit.

Për të rritur potencialin e vet ekonomik, Bashkia e re e Këlcyrës duhet të hartojë programe turistike, të nxisë mbrojtjen e pasurive natyrore dhe  sidomos të disa kishave bizantine, që rrezikojnë degradimin nga mungesa e gjatë e restaurimeve.

Administrata vendore e bashkisë

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 21 qershor 2015 në bashkinë e Këlcyrës kishin të drejtën e votës 9,784 votues. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, në datën 21 qershor 2015, në këtë bashki votuan gjithsej    4,885 votues, 49.93% e zgjedhësve.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nxorrën fitues në garën për kryetar bashkie Z. Klement Ndoni të Aleancës për Shqipërinë Europiane, me 50.42% të votave.

Rezultatet për subjektet zgjedhore për anëtarë të këshillit bashkiak ishin si më poshtë:

Subjekti zgjedhor

Vota

Përqind

Mandate

Aleanca për Shqipërinë Europiane

3232

68,74%

11

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

1439

30,60%

4

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë

15

0,32%

0

Partia Bashkimi per te Drejtat e njeriut

16

0,34%

0

 

Bazuar në rezultatet e mësipërme, administrata e re lokale e kësaj bashkie është si më poshtë:

Kryetar Bashkie: Klement Ndoni, Aleanca për Shqipërinë Europiane (Kliko këtu për të lexuar CV-në)

Lista emërore e anëtarëve të Këshillit Bashkiak (kliko këtu)

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.