Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Profile » Profili i bashkisë Selenicë
Profile12 Oct 2015

Profili i bashkisë Selenicë

Miniera e bitumit në Selenicë punëson një pjesë të mirë të banorëve të zonës, por përballë bashkisë së re shtrohet sfida e pastrimit të burimeve të shterura të naftës në Vllahinë.

Author: BIRN | BIRN | Selenicë
Print


Harta e re territoriale e bashkisë Selenicë

Harta e re territoriale e bashkisë Selenicë

Të dhëna të përgjithshme

Zona Gjeografike: Bashkia e Selenicës kufizohet në veri me bashkinë Fier, në lindje me bashkinë Mallakastër, Tepelenë dhe Memaliaj, në jug me bashkinë Himarë dhe perëndim me bashkinë Vlorë. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Selenicës.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, zona e bashkisë së re Selenicë ka një popullsi prej 18.476 banorësh ndërsa në Regjistrin Civil rezulton me 35.793 banorë. Dallimi i madh mes shifrave të regjistrit civil dhe të censusit flet për një shkallë të lartë emigrimi. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 561.24 km2. Sipas të dhënave të censusit, bashkia e re ka një densitet prej 32.9 banorësh për kilometër katror ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 63.77 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 6 njësi administrative, të cilat janë: Selenicë, Armen, Vllahinë, Kotë, Sevaster dhe Brataj. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Vlorës dhe qarkut të Vlorës. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 47 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu

Profili i bashkisë

Bashkia e re e Selenicës shtrihet në një zonë kodrinore në bregun e majtë të lumit Vjosa si dhe përgjatë lumit Shushicë, i cili është tributar i Vjosës. Bashkia e re ka në territorin e saj minierën historike të bitumit në Selenicë, ku punësohen edhe banorët e fshatrave përreth, si dhe zonën naftëmbajtëse të Vllahinës ku nafta është drejt shterimit duke lënë pas një zonë të madhe të ndotur.

Bashkia e re përbëhet nga disa komuna të cilat nuk kanë lidhje organike me qytetin e Selenicës, si dhe nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë rrugore me këtë qytet, duke vështirësuar në këtë mënyrë komunikimin mes tyre.

Bujqësia dhe blegtoria është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë së re, popullsia e të cilës bazohet veçanërisht shumë te remitancat nga emigracioni për të siguruar të ardhurat e saj.

Si zonë bujqësore, bashkia e re është e lidhur ngushtë me bashkinë e Vlorës, si treg i rëndësishëm për produktet e saj.

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re

Ndotja mjedisore në zonën e Vllahinës e shkaktuar nga industria e naftës, zhvillimi i infrastrukturës ndërlidhëse të komunave përbërëse me qytetin e Selenicës, si dhe zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë identifikohen si sfidat kryesore të bashkisë së re.

Rehabilitimi i territorit të ndotur nga nafta dhe nga gazi është një proces i kushtueshëm që sugjerohet se duhet të kryhet nga pronari i këtyre puseve, kompania shtetërore e naftës Albpetrol.

Si zonë kodrinore me klimë të butë, Selenica dhe komunat përbërëse janë zonë e përshtatshme për zhvillimin e drurëve frutorë, ndërsa Lumi Vjosë mund të përdoret për turizmin e aventurës.

Administrata vendore e bashkisë

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 21 qershor 2015 në bashkinë e Selenicës kishin të drejtën e votës 27,099 votues. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, në datën 21 qershor 2015, në këtë bashki votuan gjithsej 11,474 votues, 42.34% e zgjedhësve.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nxorrën fitues në garën për kryetar bashkie Z. Përparim Shameti i Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 53.81% të votave.

Rezultatet për subjektet zgjedhore për anëtarë të këshillit bashkiak ishin si më poshtë:

Subjekti zgjedhor

Vota

Përqind

Mandate

Aleanca për Shqipërinë Europiane

6598

57,76%

13

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

4257

37,27%

8

Partia Kristian Demokrate e Shqiperise

345

3,02%

0

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë

190

1,66%

0

Partia Bashkimi per te Drejtat e njeriut

33

0,29%

0

 

Bazuar në rezultatet e mësipërme, administrata e re lokale e kësaj bashkie është si më poshtë:

Kryetar Bashkie: Përparim Shameti, Aleanca Popullore për Punê dhe Dinjitet (Kliko këtu për të lexuar CV-në)

Lista emërore e anëtarëve të Këshillit Bashkiak (kliko këtu)

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.