Të dhëna të përgjithshme
Zona Gjeografike: Bashkia e re e Himarë kufizohet në veri me bashkitë Vlorë dhe Selenicë, në lindje me bashkitë Tepelenë, Gjirokastër dhe Delvinë, në jug me bashkinë Sarandë dhe në lindje me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është Himara.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Himara ka 7,818 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 27,049 banorë. Me sipërfaqe prej 571.94 km2, densiteti i popullsisë në bazë të censusit rezulton vetëm 13.7 banorë/ km2 ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 47 banorë/ km2.
Njësitë administrative përbërëse janë: Himarë, Lukovë dhe Horë-Vranisht. Himara dhe Horë-Vranishti i përkasin rrethit Vlorë ndërsa Lukova i përket rrethit Sarandë. Të trija njësitë janë pjesë e Qarkut Sarandë. Bashkia e re do të ketë nën administrim një qytet dhe 24 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu
Profili i bashkisë
Himara është një bashki që shtrihet përgjatë të gjithë bregut të Jonit si dhe në malet e Labërisë në pjesën e ish-komunës Horë-Vranisht. Ajo është një bashki e pasur me burime ekonomike me përqendrim te turizmi, peshkimi, blegtoria e ullishtet, të gjitha produkte dhe shërbime me vlerë të lartë të shtuar. Por pavarësisht kësaj, kjo do të jetë bashkia e dytë me densitetin më të ulët të popullsisë në Shqipëri pas Dropullit si pasojë e largimit të pjesës dërrmuese të banorëve për në Greqi ose në qendrat e mëdha urbane në vend.
Bashkia e re ndahet në dy territore shumë të ndryshme: zona bregdetare si dhe zona e ish-komunës Horë-Vranisht, një zonë e thyer malore e cila aktualisht nuk lidhet me qendrën e bashkisë me rrugë moderne të drejtpërdrejtë, por vetëm me një rrugë historike mushkash e cila aktualisht nuk është e përdorshme.
Bashkia e Himarës përveç burimeve të mëdha të turizmit detar disponon resurse të mëdha edhe në turizmin kulturor apo të natyrës.
Bashkia e re ka mundësi të konsiderueshme ekonomike dhe në përgjithësi infrastrukturë të zhvilluar në drejtim të rrugëve dhe ujit të pijshëm ndërsa bregdeti i saj konsiderohet nga më të pastrit në vend për shkak të distancës së banesave nga bregu i detit.
Ndërkohë, resurset bujqësore dhe blegtorale të zonës janë shumë pak të shfrytëzuara për shkak të largimit masiv të popullsisë apo tërheqjes së popullsisë së mbetur në aktivitete me më shumë të ardhura si turizmi.
Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re
Zhvillimi i politikave të qarta të ndërtimit, ndalimi i ndërtimeve pa leje, ruajtja dhe mirëmbajtja e trashëgimisë kulturore si dhe gjetja e mënyrave për të shfrytëzuar potencialin ekzistues bujqësor e blegtoral janë sfidat kryesore të bashkisë së re.
Ndërtimi i rrugës lidhëse me ish-komunën Horë-Vranisht është një domosdoshmëri e cila varet jo vet
m nga bashkia por edhe nga qeveria qëndrore.
Integrimi i një numri banorësh të rinj, të cilët kanë zbritur nga zonat më të varfra të vendit për t’u punësuar në ndërtim apo turizëm është një sfidë tjetër.
Bashkia e Himarës do të ketë për detyrë të zhvillojë politikat e nevojshme për të garantuar siguri ekonomike për banorët e saj dhe investimet e tyre përmes gjetjes së rrugëve për ndërtimin e objekteve turistike në përputhje me natyrën dhe brenda ligjeve.
Regjistrimi i pronave, i cili është një proces që ka filluar, do të duhet të vijojë për të shmangur pasigurinë e pronës së banorëve.
Banorët kërkojnë gjithashtu kritere të qarta dhe transparente të procedurave për dhënien e lejeve për shfrytëzimin privat të plazheve apo për vendosjen e ndërtesave të përkohëshme në plazhe të caktuar.
Shërbimi i transportit publik si për banorët ashtu edhe për turistët përbën një sfidë tjetër ndërkohë që bashkia e re mund të shtojë potencialin turistik të zonës duke krijuar apo mirëmbajtur shtigje biçikletash apo këmbësorësh përgjatë bregut të detit.
Ndalimi i peshkimit të paligjshëm përbën një sfidë tjetër për bashkinë e re.
Memaxhimi efikas i bujqësisë dhe blegtorisë përmes zhvillimit të agroindustrisë krijon mundësi për të rikthyer në punë një resurs ekonomik i cili ka rëndësi jo vetëm për Himarën por edhe për pjesën tjetër të vendit, veçanërisht potencialin për prodhimin e vajit të ullirit, agrumeve dhe bulmetit.
Administrata vendore e bashkisë
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 21 qershor 2015 në bashkinë e Himarës kishin të drejtën e votës 22,392 votues. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, në datën 21 qershor 2015, në këtë bashki votuan gjithsej 8,661 votues, 38.68% e zgjedhësve.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nxorrën fitues në garën për kryetar bashkie Z. Jorgo Goro të Aleancës për Shqipërinë Europiane, me 55.60% të votave. I intervistuar gjatë fushatës elektorale, kryetari aktual ka dhënë këto premtime lidhur me këtë mandat në krye të bashkisë Himarë (kliko këtu).
Rezultatet për subjektet zgjedhore për anëtarë të këshillit bashkiak ishin si më poshtë:
Subjekti zgjedhor |
Vota |
Përqind |
Mandate |
Aleanca për Shqipërinë Europiane |
5524 |
64,59% |
14 |
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet |
1386 |
16,20% |
3 |
Partia Bashkimi per te Drejtat e njeriut |
1557 |
18,20% |
4 |
Partia Kristian Demokrate e Shqiperise |
86 |
1,01% |
0 |
Bazuar në rezultatet e mësipërme, administrata e re lokale e kësaj bashkie është si më poshtë:
Kryetar Bashkie: Jorgo Goro, Aleanca për Shqipërinë Europiane (Kliko këtu për të lexuar CV-në)
Lista emërore e anëtarëve të Këshillit Bashkiak (kliko këtu)