Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Himarë » Dhionisios Beleri, PBDNJ, CV
Curriculum Vitae15 May 2015

Dhionisios Beleri, PBDNJ, CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut për bashkinë Himarë.

Author: BIRN | Tiranë
Print

Dionisios – Fredis Beleris | Foto nga : Facebook

Dionisios – Fredis Beleris | Foto nga : Facebook

Lindi në Himarë në vitin 1972 ku në vitin 1990 mbaroi arsimin tetëvjeçar dhe të mesëm. Po këtë  vit, sikundër mijëra minoritar, shkoi në Greqi, fillimisht në Zakynthos, ndërsa në vitin 1994 u vendos në Athinë.

Veprimtaria e tij shoqërore nisi  në Zakyntho. U zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues të Himariotëve të Peloponnisos dhe Ionion Nison. Gjashtëmujorin e parë të vitit 1994 shkoi në Qipro ku ndoqi seminare për gjuhën greke si edhe për instalimet termohidraulike, që organizoi atëhere Forumi Panqipriot i Ndihmës për Vorioepirotët.

Pasi u kthye në Athinë u aktivizua me Shoqatën e Himarjotëve dhe Rininë e Vorio Epirit në të cilat ishte anëtar i këshillave të tyre drejtuese. Në vitin 2005 filloi studimet në Universitetin “Panteio”  të Athinës, Departamenti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane. Të njëjtën periudhë u aktivizua edhe në “Forumin Vorioepirot”  si nënkryetar i tij. Në periudhën 2006-2008 ishte Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Himarjotëve, ndërsa në periudhën 2008-2011 Kryetar i saj ku zhvilloi vepriptari të dendur për mbrojtjen e të drejtave të Helenizmit të Himarës. Që nga viti 2001 luan rol aktiv në Organizimin e votueseve te PBDNJ-OMONOIA në Athinë.

Që në vitin 2009 është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Omonias, ndërsa në gusht të vitit 2014 u kthye në Himarë ku u aktvizua dhe u zgjodh Kryetar i Degës së Omonias për Himarën. Në shkurt të vitit 2015 u zgjodh Nënkryetar i Këshillit të Përgjithshëm të OMONIAS. Deri ne 25/01/2015 ishte konsulent i Ministrit te Shendetetsise ne Greqi.

Është i martuar me Andonia Tatu dhe ka dy fëmijë, Ermionin, nxënëse në shkollën fillore, dhe Petron që është student.

 

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.