Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Përmet » Profili i bashkisë Përmet
Profile14 Oct 2015

Profili i bashkisë Përmet

Bashkia e Përmetit rrethohet nga pasuri të rralla natyrore e monumentale, me kisha dhe manastire të vjetra që rrezikojnë të degradohen për shkak të mungesës së gjatë të restaurimeve.

Author: BIRN | BIRN | Përmet
Print

Harta e re territoriale e bashkisë Përmet

Harta e re territoriale e bashkisë Përmet

Të dhëna të përgjithshme

Zona Gjeografike: Përmeti kufizohet në veri me bashkinë Skrapar, në lindje me bashkinë Kolonjë, në perëndim me bashkinë Libohovë dhe Këlcyrë. Kryeqendra e bashkisë është qyteti i Përmetit.

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia ka një popullsi prej 10.614 banorësh. Ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki numëron 20.301 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 601.95 km2 me një densitet prej 33.72 banorë/km2.

Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative, të cilat janë: Përmet, Çarçovë, Frashër, Petran dhe Qendër Piskovë. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Përmet dhe e qarkut Gjirokastër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 49 fshatra. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu

Profili i bashkisë

Qyteti i Përmetit mori formë pas rregullimeve urbanistike të kryera në vitin 1964 dhe më pas njohu zhvillim të vogël demografik, kryesisht nga banorët që zbrisnin nga fshatrat përreth. Qyteti  ka një arkitekturë tipike  të periudhës socialiste, me pak ndërtime të reja. Përmeti është ndoshta qyteti me më shumë sipërfaqe të gjelbëruara e lulishte, që vazhdon të ruajë traditën e shëtitjeve të mbrëmjes.

Bashkia e Përmetit rrethohet nga pasuri të rralla natyrore e monumentale, por edhe historike,  kisha dhe manastire të vjetra që rrezikojnë të degradohen prej mungesës së restaurimeve. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat  kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri,  Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga  disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës.

Këto pasuri natyrore e bëjnë bashkinë e Përmetit një destinacion të lakmueshëm për turistët shqiptarë dhe të huaj.

Përmetarët merren me aktivitete të vogla tregtare, të cilat janë fragmentare dhe shpesh punësohen vetëm disa nga anëtarët e familjeve. Ndonëse  sektori i turizmit është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, ai ende ka pak zhvillim, kapacitete të vogla hotelerie në qytet dhe më pak shtëpi pritëse për turistët në fshatrat përreth. Zonat malore të Përmetit, ndonëse kanë  hapësira të mëdha e të virgjëra që mund të shërbejnë për shëtitje dhe alpinizëm kanë pak promocion. Guidat  janë të pakta dhe infrastruktura  rrugore është e vështirë. Një nga pasuritë e rralla të zonës, Ujërat Termale të Bënjës, gati 14 km larg qytetit të Përmetit rrezikohen prej ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël përgjatë lumit Lengaricë.

Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re

Bashkia e Përmetit ka një strategji zhvillimi të hartuar me konsulence ndërkombëtare,  e cila do të kërkojë një mbështetje të fuqishme financiare për t`u realizuar.

Harmonizimi i politikave të qeverisë qendrore me atë vendore konsiderohet mjaft i rëndësishëm, pasi mjetet financiare të Bashkisë së Përmetit janë të pakëta.

Të ardhurat në këtë bashki janë në nivele minimale dhe shpesh bashkia nuk arrin të paguajë as shërbimet për furnizim me energji të institucioneve të saj. Bashkisë do t`i duhet të shtojë lidhjet me programe ndërkombëtare për të thithur donatorë dhe mbështetur sektorin turistik. Ky sektor lidhet edhe me rritjen e tregut për produktet origjinale të  zonës apo punimet artizanale. Po kështu, grupet turistike do t’i jepnin mbështetje turizmit familjar që  ka nisur të aplikohet  në disa zona në mënyrë spontane.

Bashkia ka përgjegjësi të ruajë pasuritë natyrore dhe kulturore, pasi shumë prej tyre rrezikojnë të dëmtohen. Bashkia e re do të duhet gjithashtu të çojë përpara përpjekjet për të frenuar ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël në Lengaricë dhe në Vjosë, pasi ato dëmtojnë resurset turistike të zonës.

Bashkia duhet të gjejë mundësi  të reja  për punësimin e grave, sidomos në biznese të vogla prodhuese dhe me profilin e ri të zhvillojë sektorin e agrobiznesit, të vreshtarisë dhe prodhimit të verës. Disa kantina  të verës janë në  faliment prej problemeve në këtë treg apo investimeve me kredi, ndaj bashkia duhet të hartojë politika se si ky biznes të gjejë një frymëmarrje të re dhe të bëhet i qëndrueshëm.

Shërbimet shëndetësore kanë nevojë të përmirësohen, ndërsa spitali i Përmetit ka nevojë për një staf më profesional dhe për mirëmenaxhim të  shërbimeve. Po kështu, sektori arsimor ka nevojë të ristrukturohet në funksion të mbështetjes së transportit të nxënësve dhe të përmirësimit të mjediseve shkollore.

Administrata vendore e bashkisë

Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 21 qershor 2015 në bashkinë e Përmetit kishin të drejtën e votës 16,348 votues. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, në datën 21 qershor 2015, në këtë bashki votuan gjithsej 8,299 votues, 50.76% e zgjedhësve.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nxorrën fitues në garën për kryetar bashkie Z. Niko Shupuli i Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 68.16% të votave. I intervistuar gjatë fushatës elektorale, kryetari aktual ka dhënë këto premtime lidhur me këtë mandat në krye të bashkisë Përmet (kliko këtu).

Rezultatet për subjektet zgjedhore për anëtarë të këshillit bashkiak ishin si më poshtë:

Subjekti zgjedhor

Vota

Përqind

Mandate

Aleanca për Shqipërinë Europiane

5770

71,79%

16

Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet

2002

24,89%

5

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë

108

1,34%

0

Partia Bashkimi për te Drejtat e njeriut

134

1,67%

0

Partia Fronti i Majtë

25

0,31%

0

 

Bazuar në rezultatet e mësipërme, administrata e re lokale e kësaj bashkie është si më poshtë:

Kryetar Bashkie: Niko Shupuli, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet (Kliko këtu për të lexuar CV-në)

Lista emërore e anëtarëve të Këshillit Bashkiak (kliko këtu)

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.