Të dhëna të përgjithshme
Zona Gjeografike: Bashkia e re e Vorës shtrihet në Shqipërinë qendrore dhe kufizohet në veri me bashkinë Krujë, në lindje me bashkinë Kamëz, në jug me bashkinë Tiranë, në jug-perëndim me bashkinë Shijak dhe në lindje me bashkinë Durrës.
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, në territorin e bashkisë së re Vorë ka 25,511 banorë ndërsa sipas Regjistrit Civil ka 36,230 banorë. Me një sipërfaqe prej 82.72 kilometrash katrore, densiteti i popullsisë sipas të dhënave të censusit është 308 banorë km2 ndërsa sipas Regjistrit Civil, densiteti është 438banorë km2.
Bashkia e re përbëhet nga tre njësi administrative të cilat janë Vorë, Prezë dhe Bërxullë. Në këtë bashki ka një qytet dhe 18 fshatra. Të gjitha janë njësi përbërëse të rrethit Tiranë, qarku Tiranë. Për të parë listën e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie, klikoni këtu
Profili i Bashkisë
Bashkia e re e Vorës shtrihet në kryqëzimin kryesor rrugor të Shqipërisë ku lidhet Tirana me Durrësin dhe veriu me jugun e vendit. Për rrjedhojë, në territorin e kësaj bashkie janë vendosur një pjesë e rëndësishme e industrisë së lehtë dhe të ndërtimit ndërsa bujqësia është përqendruar në disa produkte me vlerë të lartë të shtuar si lulet. Në Bashkinë e Vorës janë të regjistruara mbi 800 biznese të mëdha.
Në ish-komunën Prezë gjendet një kala mesjetare e cila përbën në resurs të vogël turistik.
Vora dhe tri njësitë përbërëse kanë parë rritje të shpejtë të popullsisë përgjatë 25 viteve të fundit, gjë që ka sjellë edhe një numër të konsiderueshëm ndërtimesh jashtë planeve urbanistike dhe pa infrastrukturë.
Sfidat me të cilat do të përballet pushteti vendor pas ndarjes së re
Rritja e konsiderueshme e popullsisë së zonës gjatë 25 viteve të fundit nuk është shoqëruar me investimet e nevojshme në infrastrukturë për t’i shërbyer popullsisë ndërkohë që ndërtimet e shumta pa kriter e kanë vështirësuar më tej ndërtimin e infrastrukturës. Për rrjedhojë, mirëmenaxhimi i burimeve ekonomike aktuale dhe ndërtimi i infrastrukturës, përfshirë furnizimin me ujë dhe kanalizime janë sfidat kryesore.
Hartimi i një plani të qartë zhvillimor mund të ndihmojë në përqendrimin e ndërtimit dhe fabrikave në zona të caktuara duke lehtësuar ndërtimin e infrastrukturës dhe duke kursyer tokën bujqësore. Mirëmbajtja e infrastrukturës së vaditjes për zonat bujqësore është shumë e rëndësishme për banorët e kësaj bashkie krahas sistemimit të transportit publik drejt Tiranës dhe Durrësit.
Administrata vendore e bashkisë
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në datën 21 qershor 2015 në bashkinë e Vorës kishin të drejtën e votës 27,496 votues. Gjatë zgjedhjeve të fundit lokale, në datën 21 qershor 2015, në këtë bashki votuan gjithsej 16,396 votues, 59.63% e zgjedhësve.
Rezultatet e këtyre zgjedhjeve nxorrën fitues në garën për kryetar bashkie Z. Fiqiri Ismaili i Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, me 50.80% të votave. I intervistuar gjatë fushatës elektorale, kryetari aktual ka dhënë këto premtime lidhur me këtë mandat në krye të bashkisë Vorë (kliko këtu).
Rezultatet për subjektet zgjedhore për anëtarë të këshillit bashkiak ishin si më poshtë:
Subjekti zgjedhor |
Vota |
Përqind |
Mandate |
Aleanca për Shqipërinë Europiane |
8761 |
54,10% |
11 |
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet |
7424 |
45,84% |
10 |
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë |
10 |
0,06% |
0 |
Bazuar në rezultatet e mësipërme, administrata e re lokale e kësaj bashkie është si më poshtë:
Kryetar Bashkie: Fiqiri Ismaili, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet (Kliko këtu për të lexuar CV-në)
Lista emërore e anëtarëve të Këshillit Bashkiak (kliko këtu)