Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Curriculum Vitae14 Oct 2015

Eduard Kapri, CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kryetari i bashkisë Pogradec.

Author: BIRN | Tiranë
Print

Eduart Kapri

Eduart Kapri

Eduart Kapri lindi më 9 Maj 1970. Ai është i martuar zj. Jerina Kapri (Hoxhallari), babai i tre fëmijëve. Në vitin 1998 përfundoi studimet e mesme në Shkollën e Mesme Profesionale Tregtare në qytetin e Vlorës. Në vitin 1992 u diplomua në Degën e Financave Fakulteti Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës.

Në vitin 2007 u kualifikua nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar, mbi “Standartet Kombëtare të Kontabilitetit”. Përdorues shumë i mirë i disa programeve kompjuterike dhe njohës shumë i mirë i gjermanishtes dhe italishtes.

Gjatë viteteve 1992 e deri në 1993 ai ka qenë shef llogarie në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Pogradecit. Nga viti 1998-2002 ka qenë administrator i një sipërmarrjeje në sektorin privat. Më pas përgjegjës i qendrës ekonomike pranë Qendrës Arsimore Rajonale Pogradec. Nga viti 2004 e në vazhdim ka qenë Administrator i kompanisë Real 2 me seli në Pogradec që operon në sektorin e importit dhe tregtimit të duhanit.

Që nga viti 2015 e tej ai operon në sektorin e ndërtimit si aksioner në një prej kompanive më prestigjioze të ndërtimit në qytet. Prej vitit 2011 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Pogradec.

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.