Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Divjakë » Irakli Gorreja, PD (APPD), CV
Curriculum Vitae17 May 2015

Irakli Gorreja, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Divjakë

Author: BIRN | Tiranë
Print

Irakli Goreja

Irakli Goreja

Lindur më 27 Qershor 1953, Divjakë

Profesioni: Agronom

I specializuar për rritjen e mbrojtjen e perimeve në sera, Irakli Goreja ka kryer studime pas universitare në Institutin e Lartë Bujqësor në Kamëz. Irakliu është shquar në zonën e Divjakës për kontributin e tij të madh në perfeksionimin e kultivimit të perimeve në ambjente të mbrojtura duke i ardhur në ndihmë fermerëve për zbatimin e metodave bashkëkohore në rritjen e rendimenteve dhe prodhimit të produkteve perimore.

Kudo në fshatrat e Lushnjës është ndjerë puna e Irakliut për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale duke bërë një revolucion të vërtetë në zhvillimin e bujqësisë. Irakli Goreja ka qenë pjesë e rëndësishme e studimeve për hartimin e Konventës së Ramsarit për zonat e mbrojtura.

Irakliu është modeli i njeriut të ditur që dijen e ndau me fermerët, por është dhe shembulli i suksesit të iniciativën së lirë. Ai u bë ndër  biznesmenët më të suksesshëm  që futin në treg sektorin e bujqësisë, prodhimet dhe imputet bujqësor. Irakli Goreja ka qënë një ambasador i vërtetë në eksportimin e produkteve perimore në vëndet e Evropës edhe rajonit përreth. Ai është një grumbullues dhe eksportues i fuqishem në rrethin e Lushnjes dhe Fierit duke ndihmuar fermerët në evadimin e prodhimeve të tyre brënda edhe jashtë vëndit.

Nga viti 2003 e deri në vitin 2011 ka shërbyer si kryetar i Bashkisë Divjakë dhe la gjurmë të forta me projektet dhe investimet e realizuara për zhvillimin e qytetit Divjakë dhe zonave përreth. Në detyrën e kryetarit të bashkisë ai realizoi një program të gjerë urbanizues, me zbatimin e shumë projekteve në infrastrukturën e Divjakës. Përfundoi studimin e zhvillimit të zonës turistike të plazhit Divjakë në ndërthurje me Konventën e Ramsarit për zonat e mbrojtura.

Irakli Goreja drejtoi bashkinë me frymën e djathtë dhe me vetëdijen se detyra e kryebashkiakut nuk fillon e mbaron me tenderimin e punëve publike, por është përgjegjësi që ka në themel dimensionin human, social, dhe ekonomik. Ndaj ai uli taksat dhe luftoi informalitetin duke rritur të ardhurat me 30-40 %. Krijoi një frymë të re – përdorimin e të ardhurave të Bashkisë në vendin e duhur.

Irakli Gorreja si një intelektual, si administrator shumë i mirë i pushtetit lokal dhe biznesit të tij është njëherësh mbartës i vlerave më të larta shoqërore e familjare, njihet nga qytetarët si fuqia e ndryshimit për Divjakën. Një qytetar me dashuri për qytetarët,Irakli Goreja krijon shpresën se për  menaxhimin e programeve, për adresimin e problematikave të zonës çfarë do të garantojnë zhvillimin e mëtejshëm të saj.

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.