Miranda Rira ka mbaruar studimet e larta në degën Filozofi-Sociologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës, në vitin 2003. Më pas në vitin 2005 ajo ka mbaruar Shkollën pasuniversitare (SHPU), pranë të njëjtit fakultet në degën e Sociologjisë.
Në vitin 2007, znj. Rira ka marrë titullin Master në Universitetin e Kentakit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bursës Fullbright të akorduar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.
Prej vitit 2011 Miranda vazhdon studimet doktorale, pranë Basileus Programme, në Universitetin e Ghent-it në Belgjikë. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 ajo ka shërbyer si pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Nga viti 2014 e në vazhdim znj. Rira ka përfaqësuar Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, si deputete e qarkut të Elbasanit. Znj. Rira është e martuar dhe ka një vajzë.
Në Prill 2015, Miranda është zgjedhur nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir META për të kandiduar si Kryetare të Bashkisë së Prrenjasit.