Cilat janë tre arritjet/premtimet kryesore që ju i mendoni si të suksesshme gjatë vitit të parë të drejtimit të bashkisë Shijak?
Plani i Zhvillimit Strategjik.
Çfarë ka bërë bashkia në sigurimin e pjesëmarrjes qytetare (konsultimeve publike, etj) dhe transparencën gjatë këtij viti?
Kemi bërë detyrën, atë çfarë na takon dhe me ligj. I kemi ftuar në këto konsultime publike për: Dokumentin Strategjik, PPV Planin e Përgjithshëm Vendor, Planin e Menaxhimit të Mbetjeve.
Cilat janë tre sfidat kryesore me të cilat përballet bashkia e re dhe si mendoni t’i adresoni ato?
Lumi Erzen. Ujësjellësi.
Lumi Erzen është kthyer vitet e fundit në një rrezik të përhershëm mjedisor dhe përmbytjeje. Çfarë hapash janë hedhur për zgjidhjen e problemit?
Kemi ngritur një grup pune që në nëntor 2015 me ekspertë kombëtar (inxhinier lumenjsh) dhe kemi rishikuar projektin e rehabilitimit të lumit Erzen. Kemi aplikuar tashmë me projektin pranë qeverisë Shqiptare.
Cili është mendimi juaj për të ardhmen e Institucionit të Këshillit të Qarkut? A duhet të funksionojë ai edhe në të ardhmen?
Duhet të mbarojë së funksionuari.
Sa është e pranishme industria përpunuese e produkteve bujqësore në territorin e Bashkisë? Sa për qind të forcës aktive për punë janë punësuar në këtë sektor?
Industria përpunuese e produkteve bujqësore është e pranishme në tërë territorin e Bashkisë Shijak. 10% e forcës aktive është e punësuar në këtë sektor.
