Politikat e centralizuara fiskale, burokracia dhe informaliteti i kanë kthyer industritë nxjerrëse të mineraleve dhe naftës në një bekim për qeverinë dhe mallkim për bashkitë – të cilat përfitojnë shumë pak nga renta për të mbuluar kostot e ndikimit në infrastrukurë dhe në mjedis.
Koshat e mbeturinave janë plot në bashkinë Kamëz, pasi zona ka mbetur pa një destinacion të mbetjeve urbane prej mëse një muaji. Banorët ankohen për shëndetin, ndërsa bashkia thotë se po pret miratim për landfillin e ri, pas pengesave të pushtetit qendror.
Kompania fituese e regjistruar në Holandë, “Integrated Energy B.V” zotërohet nga kompania shqiptare “Integrated Technology Services”, e cila është njëherazi edhe aksionere në impiantin e ngjashëm të Fierit si dhe dy kompanitë italiane “Paul Wurth Italia S.P.A” dhe “Energy Recuperator S.P.A”.
Ndërsa puna për ndërtimin e dy HEC-eve të Dragobisë dhe Çeremit në Luginën e Valbonës vazhdon, fotot më të fundit nga parku kombëtar tregojnë pasojat që kanë ato “në zemrën blu” të Alpeve Shqiptare.
Fitorja e ngushtë e Isa Sakjes për bashkinë e Kavajës ka sjellë një dozë të vogël entuziazmi në kampin e djathtë, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Kandidati i Partisë Socialiste, mjeku Ilia Stefo, fitoi zgjedhjet në Kolonjë me rezultat të thellë përballë kandidatit të së djathtës Dritan Hajro, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, deklaroi të dielën së pas mbylljes së kutive të votimit në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhjet për kryetar bashkie në Kolonjë ka arritur në 49.6 %.
Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kryetari i bashkisë Dibër.
Bashkia e Dibrës mbetet majtas, ndërkohë që mjeku kirurg Muharrem Rama fitoi 56.3 përqind të votave përballë ish-deputetit të Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu.
E vendosur nën presion publik pas vdekjes së 17 vjeçarit në landfillin e Sharrës, Bashkia e Tiranës shmang përgjegjësitë nga vetja dhe ia transferon ato kompanisë së kontraktuar prej saj për shkeljen e rregullave-ndërsa deklaron se po ofron ndihmë për një hetim të plotë të ngjarjes.