Lindur më 4 Qershor 1974, Mirditë
Profesioni: Oficer policie
I diplomuar në Akademinë e Rendit Publik ai ka titullin oficer policie. Në vitet 1998 – 2006 ka punuar si administrator në një kompani private. Me 2007 zgjidhet Kryetar i Komunës Fan Mirditë, të cilën e drejton prej dy mandatesh. Zoti Prenga njihet në komunitetin ku drejton si një menaxher i zoti dhe më aftësi të spikatura, në mbështetje të njerëzve në nevojë.
Gjatë ushtrimit të detyrës zoti Prenga është trajnuar në seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë për administrim dhe menaxhim të pushtetit vendor si dhe për politikat e zhvillimit lokal. Anëtarësuar në PD prej vitit 1996, ai ka qenë për një vit dhe kryetar i Partisë Demokratike Dega Mirditë. Aktualisht është nënkryetar i kësaj dege.
