Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Finiq » Lefter Karajani, PD (APPD), CV
Curriculum Vitae16 May 2015

Lefter Karajani, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Finiq.

Author: BIRN | Finiq
Print

Lindur më 12 Mars 1976, Sarandë

Profesioni: Avokat

Shkollën e mesme të përgjithshme e kreu në fshatin Cerkovice Komuna Dhiver të Rrethit Sarandë. Më pas ai vazhdoi studimet e larta pranë Universitetit “Aleksander Xhuvani” Elbasan, dega Juridik. Në vitin 2004 morri titullin Avokat. Prej Qershorit 2006 e deri më Dhjetor 2007, punoi në Degën e Policisë së Ndërtimit Sarandë ku spikati në punën e tij si Jurist dhe më pas shërbeu si Inspektor Juridik në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dega Sarandë. Duke filluar nga korriku i 2010-ës z. Karajani është anëtar i Dhomës së Avokatisë Sarandë ku dhe ushtron profesionin e lirë si Avokat. Z. Karajani është një bashkëshort i përkushtuar si dhe prind i devotshëm.

Lefteri është njeriu i suksesshëm që suksesin e ka arritur me zotësinë e tij, por mbi të gjitha me seriozitetin dhe integritetin e lartë që ka dëshmuar në aktivitetin e tij si në sektorin public ashtu dhe në atë privat.

Lefter Karajani vjen para banorëve të komuniteit të tij si njeriu që di të të punojë, di të ndërtojë, di të promovojë vlerat dhe pasurinë shpirtërore e material të njerëzve të tij. Ai ka projekte serioze dhe ka përgjigjen për gjithë problemet e zonës. Ai ofron zhvillim dhe dinjitet.

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.