Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Home » Posts » Kandidatët » Luan Mustafaj, PD (APPD), CV
Curriculum Vitae14 May 2015

Luan Mustafaj, PD (APPD), CV

Ky është kurrikulumi jetësor i publikuar nga kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Patos

Author: BIRN | Tiranë
Print

Luan Mustafaj

Luan Mustafaj

Lindur në 4/11/Skrapar

Profesioni Ekonomist

I diplomuar në Biznes Turizëm, në Universitetin Ismail Qemali Vlorë, z. Mustafaj ka një eksperiencë disa vjeçare si llogaritar në reparte ushtarake dhe më pas, në vitet 1991-1994, ai punoj në Policinë financiare në Vlorë, Skrapar e qytete te ndryshme.

Për më shumë se dhjetë vjet, z. Mustafaj ka administruar disa kompani private. Në vitin 2005, z. Mustafaj rikthehet në sektorin publik dhe punon për Korporatan Elektroenergjitike Shqiptare në funksione të ndryshme deri në pozicionin e lartë Drejtor rajonal i Qarkut Fier. Menaxhimi i kësaj ndërmarje shumë të madhe ishte një përvojë e vyer për Luanin. Ai krijoi një marrëdhenje shumë të mirë me punonjësit e të gjitha niveleve dhe punoj fuqimisht si për përmirësimin e treguesve të ndërmarjes, ashtu dhe për të siguruar shërbimi cilësor për qytetarët.

Përvoja menaxheriale si drejtues i qindar punëtorëve dhe mjeteve financiare e material janë garancia e aftësisë së Luanin si një drejtues efektiv dhe i besushëm për punët e bashkisë. Patosi ka nevoj për një ndryshim cilësor, ka nevoj për zhvillim të qëndrushëm dhe Luani ka pikërisht vizionin dhe zotësitë që duhen për ta modernizuar patosin.

Luani ka qenë gjithnjë pranë njerëzve në nevojë dhe njeh problematikën e qytetit. Si menaxher i talentuar ai ka projektet e duhura për nxitjen e punësimit, për përmirësimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.