Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni
Curriculum Vitae14 Oct 2015

Miranda Rira, CV

Ky është kurikulumi jetësor i publikuar nga kryetarja e bashkisë Përrenjas.

Author: BIRN | Tiranë
Print

Miranda Rira

Miranda Rira

Miranda Rira ka mbaruar studimet e larta në degën Filozofi-Sociologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës, në vitin 2003. Më pas në vitin 2005 ajo ka mbaruar Shkollën pasuniversitare (SHPU), pranë të njëjtit fakultet në degën e Sociologjisë.

Në vitin 2007, znj. Rira ka marrë titullin Master në Universitetin e Kentakit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bursës Fullbright të akorduar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Prej vitit 2011 Miranda vazhdon studimet doktorale, pranë Basileus Programme, në Universitetin e Ghent-it në Belgjikë. Nga viti 2004 deri në vitin 2014 ajo ka shërbyer si pedagoge me kohë të plotë pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Nga viti 2014 e në vazhdim znj. Rira ka përfaqësuar Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, si deputete e qarkut të Elbasanit. Znj. Rira është e martuar dhe ka një vajzë.

Në Prill 2015, Miranda është zgjedhur nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir META për të kandiduar si Kryetare të Bashkisë së Prrenjasit.

ABOUT THE AUTHOR

BIRN

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, është një grup redaktorësh, gazetarësh, dhe trjanuesish gazetarie, të dedikuar në krijimin e një media të fortë, të pavarur dhe profesionale në Europën Juglindore.

Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.