Bashkia e re e Libohovës është e pasur me monumente historike, arkeologjike dhe objekte kulti, por shumë prej tyre mbeten të paarritshme për turistët për shkak të rrugëve të këqija.
Profili i bashkisë Librazhd
Bashkia e re e Librazhdit zotëron një park kombëtar dhe 26 monumente natyrore të kategorisë së parë, por këto resurse kërcënohen nga dhënia pa kriter e HEC-eve.
Profili i bashkisë Lushnjë
Lushnja është zona bujqësore më e rëndësishme e Shqipërisë, por problemi i mbartur i vaditjes dhe vështirësia e mbërritjes së produkteve në tregjet e vendit i bën të pakënaqur fermerët.
Profili i bashkisë Malësi e Madhe
Malësia e Madhe përmban bukuri të shumta natyrore, por zhvillimi i turizmit malor ka hasur në pengesa të shumta për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Profili i bashkisë Maliq
Një ish qendër e industrisë ushqimore shpreson të rigjallërohet falë tokës pjellore në të cilën janë vendosur banorët e saj.
Profili i bashkisë Mallakastër
Bashkia e re e Mallakastrës kthehet në një zonë thuajse rurale, pasi qyteti i vetëm i Ballshit përbën 28 për qind të popullsisë së kësaj njësie.
Profili i bashkisë Mat
Zona e Matit ka tërhequr gjatë viteve të fundit një numër të vogël turistësh të aventurës dhe ecjes në mal për shkak të relievit shumë tërheqës malor.
Profili i bashkisë Memaliaj
Qyteza e njohur për minierën e qymyrgurit gjatë regjimit komunist mbijeton me vështirësi përmes të ardhurave të pakëta nga emigrimi, bujqësia dhe bizneset familjare të shërbimit.
Profili i bashkisë Mirditë
Mirdita është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale, ndërkohë që vreshtaria po kthehet në një aktivitet kompetitiv dhe një treg tërheqës për vendin dhe rajonin.
Profili i bashkisë Patos
Qyteza e Patosit, e krijuar për të strehuar punëtorët dhe inxhinierët e naftës vuan nga papunësia e lartë, edhe pse në territorin e saj shtrihet zona më e pasur naftëmbajtëse e vendit.