Këlcyra është një zonë me peizazhe mahnitëse dhe trashëgimi historike të pasur, por ofron pak mundësi për banorët për shkak të mungesës së vëmendjes në dy dekadat e fundit.
Profili i bashkisë Klos
Bashkia Klos është një zonë administrative bujqësore ku remitancat nga emigrantët në Greqi, Itali dhe Angli janë bazë kryesore e të ardhurave për familjet vendase.
Profili i bashkisë Kolonjë
Bashkia Kolonjë është një zonë administrative e orientuar nga bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria; megjithatë, emigracioni dhe largimi i popullsisë drejt qendrave urbane ka sjellë shpopullimin e shume fshatrave.
Profili i bashkisë Konispol
Bashkia e re e Konispolit ka si aktivitet kryesor ekonomik bujqësinë dhe blegtorinë si dhe tregtinë ndërkufitare me Greqinë. Por ajo ka edhe pjesën më të panjohur të bregdetit shqiptar.
Profili i bashkisë Korçë
Nxitja e turizmit kulturor dhe malor, menaxhimi sa më efikas i mbetjeve urbane, ngritja dhe mirëmbajtja e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve për të gjithë zonën, si dhe përmirësimi i infrastrukturës ndërlidhëse me zona të largëta dhe të izoluara, janë vetëm disa nga sfidat që përballet bashkia Korçë.
Profili i bashkisë Krujë
Nxitja e turizmit të qëndrueshëm si dhe mbrojta e mjedisit nga shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrore përbëjnë sfidat kryesore të bashkisë Krujë.
Profili i bashkisë Kuçovë
Bashkia Kuçovë ka nën administrimin e saj një nga zonat kryesore naftëmbajtëse të Shqipërisë por gjithashtu mban barrën e ndotjes së mjedisit që kjo industri shkakton.
Profili i bashkisë Kukës
I njohur si një qendër industriale gjatë regjimit komunist, Kukësi gjendet prej dy dekadash në kërkim të një modeli të ri të zhvillimit të zonës dhe zbutjes së varfërisë.
Profili i bashkisë Kurbin
Bashkia e re e Kurbinit shtrihet në një zonë bujqësore, ndërsa me rëndësi konsiderohet Laguna e Patokut, e cila është zhvilluar si zonë peshkimi dhe qendër e turizmit ditor.
Profili i bashkisë Lezhë
E shtrirë në të dy anët e lumit Drin, e rrethuar nga lagunat Kunë e Vain si dhe nga plazhi i Shëngjinit, Lezha ofron mundësi të larmishme për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.