Reshjet e dëborës të mërkurën në mbrëmje befasuan banorët e kryeqytetit të Shqipërisë, ku dëbora kishte rënë për herë të fundit në vitin 1985, ndërsa shumë qytetarë dolën në rrugë për të luajtur me topa bore apo për të ndërtuar plak dëbore. Të enjten Tirana u zgjua e zbardhur nga dëbora, fenomen që ka lumturuar të gjitha moshat. Fotot: Ivana Dervishi/BIRN
Qyteti bregdetar i Durrësit zgjohet i mbuluar nga dëbora (Fotogaleri)
Ndërsa temperaturat ulëta kanë pushtuar vendin, qyteti bregdetar i Durrësit është zgjuar ditën e premte i mbuluar nga dëbora, duke ofruar për vendasit një panoramë mbresëlënëse të ndërthurjes së detit dhe dëborës. Dëbora e fundit në qytetin me klimë mesdhetare të Durrësit ra më 17 dhjetor 2010. Fotot: Gëzim Kabashi.
Banorët e Gjergjanit të shqetësuar për shtrimin e rrugës me skorjet e Kurum
Banorët e fshatit Gjergjan kanë protestuar kundër shtrimit të rrugës Cërrik-Elbasan me mbetje nga metalurgjia, duke hedhur dyshime se ato janë radioaktive dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre.
Ciceronia që i jep zë “të kuqes” së Onufrit
Prej gati tre dekadash, Anila Droboniku ka mirëpritur vizitorët e shumtë në muzeun “Onufri” në Berat, duke u transformuar në zërin e traditës së pasur ikonografike që ruhet brenda mureve të kishës së lashtë “Fjetja e Shën Mërisë.”
“Marubi” hap dyert për koleksionet e rralla të fotografëve shqiptarë
Fondi i fotografive të muzeut kombëtar “Marubi” është shtuar me koleksionet private të dhuruara, ndërsa synon “të kthejë në shtëpi” edhe fotografitë e panjohura dhe të paekspozuara të mjeshtrit Kolë Idromeno.
Si gjithë të tjerët: beteja e përditshme e të rinjve me aftësi ndryshe në Fier
Tre djem me aftësi ndryshe kanë gjetur një dritare integrimi në qendrën “Horizont” në Fier, ndërsa shpresojnë të aftësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre. Përvoja e Edisonit dhe vëllezërve Kafarani dhe përpjekja e përditshme për të fituar një buzëqeshje prej fëmijëve me probleme.
Administrimi i bashkëpronësisë në pallate, një sfidë e pafund për banorët
I rregulluar prej tetë vitesh me ligj, administrimi i hapësirave të përbashkëta në pallatet e Durrësit funksionon vetëm aty ku banorët zgjedhin të vetërregullohen, ndonëse nuk e kanë lexuar ligjin.
Pasion për traditën: paraplegjikja hijeshon dasmat e Tropojës
Zyra Ahmetaj humbi në moshën 19-vjeçare mundësinë për të ecur, por jo pasionin për jetën dhe përpjekjet për të mbajtur gjallë dhe trashëguar traditën e kostumeve popullore të trevës së Tropojës.
Historia e pazakontë e Korçës në Luftën e Parë Botërore përmes kartëmonedhave
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Korça u pushtua nga ushtria greke. Por një aksident historik bëri që qyteti të kalojë për katër vjet nën pushtimin francez. Gjatë kësaj kohe, kartëmonedhat e para “shqiptare” u gdhendën nga një ushtar francez duke i dhënë parasë kombëtare emrin Frang, i cili mbijetoi deri në vitin 1946.
Nga Italia në Durrës për të kaluar pleqërinë; sfidat “shqiptare” të komunitetit italian
Komuniteti i vogël i biznesmenëve italianë të ardhur në vitet ’90 është shumëfishuar vitet e fundit nga pensionistët që zgjedhin Shqipërinë për çmimet e lira dhe natyrën e bukur-ndërsa të gjithë përballen me të njëjtat halle dhe burokraci si shqiptarët.