Don't miss:  Reporter.al
more
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us 
Published by
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë
Harta – Zgjedhjet Vendore 2023 Lajme Analiza Profilet Kryetarët e Bashkive Intervistat me Kandidatët Premtimet Elektorale Këshillat Bashkiakë Rreth Faqes Kontaktoni

Shpërthim në minierën e Bulqizës, tre minatorë të bllokuar nën tokë

4 February 2017 by Hysen Likdisha Leave a Comment

Shpërthimi i gazit në pusin 7, që menaxhohet nga koncesionari Albchrome ka bllokuar të paktën tre minatorë në thellësinë 1500 metra, ndërsa tre të tjerë u plagosën lehtë. Aksidenti i dytë në minierat e vendit në 10 ditë.

Bashkia e Durrësit lidhi kontratë me shërbimin arkeologjik dy muaj pasi ka nisur punimet

3 February 2017 by Gëzim Kabashi Leave a Comment

Plot dy muaj pasi projekti “Veliera” në Durrës ka nisur nga zbatimi,  Bashkia e Durrësit nënshkroi një kontratë për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencinë e Shpëtimit Arkeologjik, por ndërkohë shumica e punimeve nëntokësore për projektin e kushtueshëm kanë përfunduar.

Mungesa e dritave dhe internetit e bëjnë të vështirë recetën elektronike

31 January 2017 by Gëzim Kabashi Leave a Comment

Kryeministri thotë se ka qëllim të implementojë recetën elektronike në të gjithë vendin pas pilotimit në Durrës, por pensionistët në qytetin bregdetar ankohen se ky zhvillim nuk i jep zgjidhje cilësisë së ilaçeve dhe radhë të gjata në dyert e specialistëve.

Willy Kamsi, njeriu që shpëtoi librat e rrallë të Shkodrës

28 January 2017 by Anila Dushi Leave a Comment

Disa javë përpara se të ndahej nga jeta, biblotekari dhe studiuesi Willy Kamsi rrëfeu në një bisedë për BIRN përpjekjet e tij për të shpëtuar një sërë antikuaresh e koleksione librash, një pasuri që i mbetet Biblotekës së Universitetit të Shkodrës.

Jeta dhe vdekja në Kamëz, midis kryeqytetit dhe traditës së qëmotit

27 January 2017 by Ben Andoni Leave a Comment

Jeta në tre breza e familjeve të migruara gjatë dy dekadave të fundit në periferi të Tiranës, një pjesë e mirë e të cilave mbartin ende rregullat e vjetra fisnore të krahinave të origjinës për dasma, vdekje dhe bashkëjetesën me fqinjët.  

Greva e urisë; banorët e përmbytur kërkojnë dëmshpërblimet e munguara

26 January 2017 by Elvis Nabolli Leave a Comment

Tetë banorë të zonës së Shkodrës, të prekur nga përmbytjet e viteve 2010-2011, u futën të mërkurën në një grevë urie për të protestuar mungesën e dëmshpërblimeve nga qeveria për dëmet e pësuara.

Tradita e mbjelljes së shafranit vendos rrënjë në Dumre

19 January 2017 by Bardha Nergjoni Leave a Comment

Tre vëllezër nga Belshi kanë bashkuar forcat me një sipërmarrës italian, për të sjellë në Dumre traditën e mbjelljes së bimës së shafranit, një nga erëzat më të shtrenjta në botë.

Tregu informal për shërbime në shtëpi i lë punëmarrësit dhe punëdhënësit të pambrojtur

16 January 2017 by Gëzim Kabashi Leave a Comment

Vetëm 10 për qind e grave dhe vajzave që ofrojnë punë në shtëpi, nga pastrimi te kujdesi për të moshuarit, janë të regjistruara në Durrës, ndërsa qindra të tjera punojnë në të zezë dhe në varësi të njohjeve.

Qyteti i një mbi një dritareve i mbuluar nga dëbora (Foto)

13 January 2017 by GjergjE Leave a Comment

Të enjten reshjet e dëborës zbardhën Beratin, duke zbritur në qytet dëborën që prej javësh mbulonte Tomorrin dhe Shpiragun. Këto janë imazhet e fiksuara nga objektivi i gazetares Erjola Azizolli.

Veriu i Shqipërisë i bllokuar nga dëbora (Fotogaleri)

12 January 2017 by Lindita Çela Leave a Comment

Reshjet e dëborës, të rikthyera gjatë 24 orëve të fundit kanë mbuluar gjithë vendin. Fshatra të tëra, në Veri të Shqipërisë, janë të bllokuara. Akset nacionale janë të kalueshme por përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm. Shumë qytete vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe e energjisë elektrike. Gjatë ditës së premte kanë vijuar operacionit e Shtabit të Emergjencave, ku helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë dërguar ndihma ushqimore, televizorë, frigoriferë, dyshekë dhe batanije në Bashkinë Tropojë dhe në fshatin Tërnovë e Vogël, Njësia Administrative Zerqan Bashkia Bulqizë. Fotot: Lindita Çela

« Previous Page
Next Page »
Rreth Faqes Kontaktoni
Follow Us: Reporter.al | Facebook | Twitter | Google+
© 2014 All Rights Reserved.