Banorët e 5 pallateve që u ndërtuan 40 vjet më parë me punë vullnetare por që nuk ekzistojnë në letra, shpresojnë përmes një padie kundër Bashkisë së Elbasanit të fitojnë pronësi me parashkrim.
Vullneti dhe guximi i një vajze 19 vjeçare me aftësi të kufizuara nga fshati Mollas i dha frymë projektit të parë filmik nga kjo zonë rurale e Elbasanit.
Pezullimi i ankandit për dhënien me qira të tokave bujqësore ka vënë në vështirësi blegtorët e bagëtive të imëta në Cërrik, të cilët pavarësisht investimeve nuk arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshëm për tufat e tyre.
Tre vëllezër nga Belshi kanë bashkuar forcat me një sipërmarrës italian, për të sjellë në Dumre traditën e mbjelljes së bimës së shafranit, një nga erëzat më të shtrenjta në botë.
Banorët e fshatit Gjergjan kanë protestuar kundër shtrimit të rrugës Cërrik-Elbasan me mbetje nga metalurgjia, duke hedhur dyshime se ato janë radioaktive dhe të rrezikshme për shëndetin e tyre.
Burimi kryesor i të ardhurave në para të fshatarësisë shqiptare është goditur prej muajsh nga dermatoza nodulare, një sëmundje që shkakton vdekjen e kafshës dhe një tragjedi ekonomike për familjet e fermerëve.
Një vendim i Këshillit të Bashkisë së Elbasanit ka fshirë nga ekzistenca fshatin Dritas të njësisë administrative Labinot Mal, ndërsa banorët ankohen se vendimi është marrë pa i pyetur dhe se pas kësaj ata mund të harrohen plotësisht.
Pas bashkisë së Tiranës, Elbasani bëhet qyteti i dytë që është tërhequr nga dhënia me koncesion e parkingjeve publikë mbi tokë, dhe tashmë po eksploron mundësinë e ofrimit të këtij shërbimi nëpërmjet një ndërmarrje publike.
Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Gramshit, BIRN Albania intervistoi kryetaren e bashkisë Znj. Dollani lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.
Një vit pas marrjes së mandatit në krye të bashkisë së Cërrikut, BIRN Albania intervistoi kryetarin e Bashkisë Z.Toska lidhur me përmbushjen e premtimeve elektorale, bazuar mbi shqetësimet e ngritura nga vetë banorët e kësaj zone.